Lufta kundër kancerit: Gjendet kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave


Është gjetur kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave. Në të ardhmen kjo gjetje mund të bëhet çelësi për kurat anti-kancer, të cilat synojnë të vrasin vetëm qelizat kanceroze, raporton TCH.

Ky zbulim vjen nga Universiteti Amerikan Northwestern. Pikërisht si të dhënat e informacionit të një software-i, kodi është i përmbyllur në udhëzimet e çdo qelize të organizmit, dhe bëhet aktiv kur qelizat transformohen për shkak të një tumori.

Kodi i vetë-shkatërrimit të qelizave është i trupëzuar në një proteinë të lashtë 800 mijë vjeçare, funksioni i të cilës është mbrojtja e organizmit nga kanceri. Tani që ky kod është zbuluar, ekziston mundësia që të shmanget kurimi me kimioterapi.

Koordinatori i këtij zbulimi, Tomas Spies thotë se njohja e këtij kodi jep mundësinë e kontrollimit të “armëve” anti-kancer, duke i orientuar për të asgjësuar vetëm qelizat e sëmura.

Kjo strategji, e cila së shpejti pritet të kthehet në kurë, ka edhe avantazhin e të mos pasurit shumë efekte anësore të dëmshme të kimioterapisë, e cila duke tjetërsuar gjenomën e qelizave, përmban riskun e provokimit të tumoreve dytësore.

Shkencëtarët që po merren me zbulimin thonë se objektivi nuk është të gjendet një substancë e re artificiale dhe toksike për tumorin, por të eksplorohen më tej benefitet që ka dhënë vetë natyra për ta luftuar atë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Diplomatët duhet ta shohin Shqipërinë si një korporatë

Nga Ervis Iljazaj Edi Rama ka zhvilluar një takim më trupën diplomatike...
Read More