Lufta ndaj varfërisë, apeli i Metës: Nuk është zgjidhje nxitja e kanabisit… mijëra njerëz janë në burgje

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot ambientet e nje fabrike ku janë te punësuar mbi 100 vajza dhe gra të zonës së Mulletit dhe Petrelës.

Gjatë vizitës, Meta vuri në dukje se Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë duhet të na shërbejë si reflektim dhe “kambanë alarmi” për të gjithë, për më shumë përpjekje në luftën kundër këtij fenomeni. Per pasoje, Meta nuk e shkeputi vemendjen nga problematika ne vend qe lidhet edhe me kanabisin.

“Duhet të mendojmë të gjithë në këtë drejtim, që të kemi një shoqëri më të shëndetshme. Nuk mund të jetë zgjidhje as nxitja e kanabisit apo forma e “aventura” të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare.

Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund, e shkatërrime familjesh që ka prodhura ky fenomen.

As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qëndrueshme, me standarde, me përgjegjshmëri të tillë sociale që ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitorë të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë.

Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet as me një thes me miell. Natyrisht çdo kontribut, çdo bamirësi është pozitive, por rruga e sigurtë dhe e qëndrueshme është rruga e integrimit në tregun e punës.

Kjo është e vetmja rrugë që secili të ketë një jetë të qetë, një jetë të sigurtë dhe të kontribuojë për zhvillimin ekonomik të familjes së tij dhe komunitetit ku bën pjesë”, tha Meta.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Pas Niklës, policia zbarkon në Fier, ja pamjet e aksionit

      Pas Niklës, policia zbarkon edhe në Fier. Kontrolle janë kryer...
Read More