Lufta në prag: Rusia paralajmëron SHBA, Gjermania mbetet ‘spektatore’

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzi i kërkoi SHBA-ve të përmbahen nga veprimet ushtarake kundër Sirisë, raporton BBC.

Ai u shpreh se: “Nisja e sulmeve ajrore për sulmin e dyshuar kimik në Siri mund të shkaktojë luftë mes dy vendeve”.

Ambasadori rus në OKB, Nebenzi tha se është nevojë urgjente parandalimi i kërcënimit me luftë

Nebenzi akuzoi Uashingtonin për vendosjen e paqes ndërkombëtare në rrezik

Kërkesën për të parandaluar veprimet ushtarake, Nebenzi ia drejtoi edhe aleatëve të SHBA-së

Fuqitë perëndimore mendohet të përgatiten për sulme, por Rusia e kundërshton një veprim të tillë

Kurse kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se vendi i saj nuk do të marrë pjesë në ndonjë operacion të mundshëm ushtarak në Siri.

Në një konferencë për shtyp pas takimit të zhvilluar në Berlin me kryeministrin e Danimarkës, Lars Lökke Rasmussen, Merkel theksoi se janë kundër përdorimit të çdo arme kimike.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Qëlloi Bushin me këpucë, sot gazetari kandidon në zgjedhjet e Irakut

  Gazetari iraken, i cili fitoi famë në vitin 2008, pasi hodhi...
Read More