Lufta Siri: Sulmet vetëvrasëse godasin ushtrinë në Homs

140128-140128-world-syria-homs-thumb-1055a_71da680130e3e2ec7e9523751732e500-nbcnews-ux-2880-1000

Një seri sulmesh vetëvrasëse goditi të shtunën disa instilacione ushtarake të qeverisë siriane në qytetin rebel të Homs duke vrarë të paktën 32 njerëz, përfshi dhge kreun e inteligjencës së ushtrisë. “Ishin të paktën gjashtë sulmues dhe disa prej tyre hodhën veten në erë pranë selisë së inteligjencës ushtarake,” tha drejtuesi ushtark Rami Abdel Rahman. Më tej sulmuesit u përfshinë në beteja të gjata me armë me forcat e sigurisë para se të shpërthenin jelekët eksplozivë. Talal Barzani, guvernator i provincës së Homs, tha se ndodhën tre shpërthime në total të cilat vranë 32 njerëz dhe plagopsën më shumë se 20 të tjerë.

Sulmet goditën në zonat Ghouta e Mahatta të cilët kanë një përqendrim të lartë të forcave të sogurisë. Televizioni shtetëror i Sirisë tha se ishte vrarë kreu i inteligjencës ushtarake Gjeneral Hassan Daabul si dhe i bënte homazhe martirëve të shpërthimeve të së shtunës.

Një dëshmitar i ngjarjes tha se një nga sulmuesit arriti të hynte në zyrën e Daabul, ku hodhi vetën ne erë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump do të anulojë ligjet që mbrojnë homoseksualët

Donald Trump raportohet nga disa media të ketë dhënë “sigurime” se do...
Read More