Luftime të ashpra në lindje të Damaskut, më shumë se 10 sulme ajrore

Aktivistët e opozitës siriane njoftuan për përleshje të ashpra midis forcave qeveritare dhe kryengritësve në lindje të Damaskut dhe më shumë se 10 sulme ajrore.

Një aktivist i organizatës joqeveritare Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, Mazen al-Shami, tha se luftimet ishin të përqendruara në një objekt ushtarak pranë periferisë Harastas ku forcat qeveritare u bllokuan për një ditë.

Forcat Ajrore Siriane kryen të paktën 12 bombardime në Harastes dhe rrethinat e afërta. Al-Shami raportoi dhjetëra sulme ajrore dhe tha se qeveria dërgoi përforcime gjatë natës.

Observatori tha se gjatë tre ditëve të dhunës në periferi të Gutës lindore, kanë humbur jetën 35 civilë, 24 ushtarë dhe 29 rebelë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dhunohet polici në lokal tek “Komuna e Parisit”, 3 në pranga dhe 3 në kërkim

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur, pas një ndërhyrje në një...
Read More