Lugina e Valbonës me ngjyra vjeshte

Këto pamje që të kujtojnë pyjet fantastic të Europës, në fakt i përkasin një prej perlave të Shqipërisë, Luginës së Valbonës në Tropojë.

Ngjyrat e vjeshtës kanë pushtuar tashmë luginën e Valbonës, ku stina e ‘artë’ i ka dhënë një tjetër bukuri kësaj lugine përrallore.

Fotot e shumta që vijnë në redaksinë e “Mapo.al” nga lexuesit tanë, tregojnë ngjyrat fantastike që ka marrë kjo luginë, ku edhe në këto ditë të ftohta nuk mungojnë grupet e shumta të vizitorëve nga i gjithë vendi.

Lugina e Valbonës dhe lumi më të njëjtin emër janë një prej destinacioneve më të vizituara në Shqipëri në vitet e fundit.

Magjia që fal natyra në këto vise, është një spektakël unikal natyre dhe fotot nuk duan shumë komente…

Shkruar Nga
More from Revista User

Sërish borë në Serbi

Gjatë së dielës, disa vende malore në Serbi u zbardhën nga bora,...
Read More