Luis Enrique, paga e lartë e “pengon” të shkojë te Chelsea

 

Luis Enrique dëshiron të rikthehet në pankinë verën e ardhshme dhe destinacioni i mundshëm për momentin duket Chelsea, edhe pse problemi më i madh është paga e tij, raporton TCH.

Spanjolli, i cili ndër të tjera flet anglisht, për momentin duket emri më bindës për të drejtuar londinezët e Chelsea në fundin e këtij sezoni.

Në vitin e tij të fundit në drejtimin e Barcelonës përfitonte një pagë vjetore të përafërt me 19 milionë euro, ndërkohë që nën drejtimin e tij Barcelona fitoi 2 kampionate, një Champions League dhe 3 Kupa të Mbretit.

Por, kjo vlerë duket relativisht shumë e lartë për drejuesit e Chelsea-t, që i paguajnë italianit Antonio Conte një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, më e larta në historinë e klubit londinez.

Dhe kjo pagë e lartë mund të vështirësojë negociatat e drejtuesve të Chelsea-t për të arritur te spanjolli Luis Enrique.

Ndër alternativat e tjera që po diskutohen janë ish-trajneri i Dortmund, Thomas Tuchel dhe trajneri aktual i Napolit, Maurizio Sarri, të cilët kanë pretendime shumë të ulta ekonomike, por një dëshirë shumë të madhe për të trajnuar në Premier League.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Edhe nga burgu, kandidat për president

  Ish-presidenti i Brazilit, Lula da Silva do të kandidojë sërish në...
Read More