Luks i paparë! Brenda ‘Pallatit Mbretëror’ të Eskobarit të Ballkanit

Salla konferencash, suita “Deluxe”, restorante dhe bare, pishinë e brendshme dhe shkum-party, palma, plazhe dhe vend parkimi i garantuar, janë këto vetëm disa prej detajeve të mega-strukturës “Santa Quaranta” në Sarandë. Prona që Klement Balilit, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, duket se ua ka lënë tashmë në pronësi të afërmve të tij, u sekuestrua nga policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Renda.

1-1

Picture 1 of 37

Në vitin 2010 qeveria përfundoi inventarizimin e të gjithë pasurive të paluajtshme që kanë qenë në përdorimin e sindikatave në Shqipëri.

Sipas Këshillit të Ministrave, asokohe ishin gjithsej 125 objekte në të gjithë vendin, por vetëm 45 prej tyre ishin të regjistruara në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rrethe.

I gjithë procesi i inventarizimit nisi pikërisht në momentin kur qeveria vendosi të shtetëzojë këto prona, të cilat ishin përdorur deri atëherë nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, etj.

Por më pas, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë vendim të qeverisë dhe ua këto prona sindikatave. Në këtë suazë shihet edhe historia e “Santa Quaranta”-s, e cila nga ish-kampi i Punëtorëve të këtij qyteti i ndërtuar në fillimin e viteve ‘80, u kthye në një resort privat luksi pas privatizimit që iu bë rreth vitit 2012 dhe kaloi në pronësinë e Bashkimit, vëllait të Klement Balilit, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” dhe i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Por si e përshkruan veten prona e shquar me 85 dhoma e Balilit, në platformën e njohur të hotelerisë dhe turizmit booking.com:

Me një vendosje në bregun e detit në qytetin e Sarandës, objekti në fjalë në profilin e tij në booking.com e përhskruan veten si “Santa Quaranta Premium Resort”, e cila ofron ndër të tjera edhe një pishinë të brendshme sezonale si dhe një pamje të mahnitshme nga deti, ka Wi Fi fals si dhe parking privat të garantuar.

Brendia e dhomave

Çdo dhomë ka ajër të kondicionuar, televizorë me ekran të sheshtë dhe kanale satelitore si dhe minibar. Të gjitha dhomat kanë ballkon. Disa prej tyre kanë edhe një zonë qëndrimi/uljeje për rehatinë e klientëve.

Detaje nga struktura

Godina ka gjithashtu një tarracë ku mund të merren rreze dielli, pasi në të janë të vendosur shezlongë si dhe çadra. Gjithashtu ajo ofronte edhe lojëra të ndryshme në det, si dhe bar e restorant.

Santa Quaranta ishte hapur për klientët e saj në booking që prej 12 prillit 2017. Ndërkohë që ajo shquhet edhe për shkuma-party-t e saj të famshme. Dhomat në të për periudhën qershor 2018 të afishuara që tani, variojnë nga nga 14.600 lekë deri në 24.450 lekë nata, ku përfshihen dhoma me krevat dopio apo suita luksi, pamja e të cilave mund të shihen në galerinë e mëposhtme fotografike.

Sot, dhjetëra force policie kanë “zbarkuar” në kompleksin e njohur në Sarandë për ta sekuestruar atë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që për vetë Balilin nuk ka ende informacion se ku mund të ndodhet.

Shkruar Nga
More from Revista User

I moshuari vritet me armë gjahu në banesë

Një 79 vjeçar është vrarë mëngjesin e sotëm në banesën e tij....
Read More