Lulet përcjellin mesazh

Prej shekujsh lulet kanë qenë gjithmonë mesazh dashurie. Ngjyra, era, forma… Të gjitha kanë një “domethënie sentimentale”. Në këtë test lulesh mund të njohësh veten tënde dhe një pjesë tjetër tënden.

Margarita: Nevojë për të dashuruar
Ai: Në qoftë se të pëlqen t’i dhurosh Margarita vajzës që do, je me të vërtetë i ndjeshëm. Nëpër ëndrrat tuaja me të dashurën tënde, shëtit, nëpër kopshte të pafundme, i dehur nga era e barit dhe e luleve. Në raportin me një person kërkon mbi gjithçka ngrohtësinë dhe mirëkuptimin.

Ajo: Kur merr një tufë margaritash, të hapet zemra dhe mendon që ai që ta dërgon është një njeri me shpirt xhentil dhe romantik, siç je tij. Je një vajzë që jeton akoma me të vjetrën dhe beson akoma që virgjëria është dhurata më e mrekullueshme që mund t’i bësh burrit që do dhe që do ta duash për gjithë jetën.

Trëndafili: Simboli i pasionit

Ai: Kur do t’i bësh homazhe një gruaje i dhuroni asaj gjithmonë trëndafila: Në qoftë se është kështu, atëherë janë dy: ose je dembel dhe zgjedh lulen më të njohur ose përndryshe je një tip plot pasione dhe kërkon të komunikosh edhe me anë të një dhurate të vogël “zjarrin” tënd.

Ajo: Të kuqtë, rozë, të verdha, apo të bardha. Mjafton që janë trëndafila. Në qoftë se kjo është e vetmja gjuhë që percepton, do të thotë që s’je një tip i ndjeshëm. .

Karafili: Dhuratë pak komprometuese

Ai: Ajo të ka ftuar një darkë intime në shtëpinë e saj dhe t’i paraqitesh me një tufë karafilash. Në fakt, kjo lule elegante, tregon shumë pak për hamendjet e atij që e dhuron. Karafili është një lule komprometuese. Adhuron sendet me vlerë historike.

Ajo: Në qoftë se preferon si dhuratë një tufë karafilash, atëherë je një tip pak i qëndrueshëm dhe nuk të pëlqen të shfaqësh ndjenjat e tua. Të pëlqejnë njerëzit e qetë që nuk të japin përshtypjen se të duan. Në një farë mënyre je një vajzë pak e ftohtë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mostrat e pluhurit nga Hëna pritet të shiten për 4 milionë dollarë

    Një çantë me mostra të pluhurit të mbledhura në Hënë,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.