Luljeta Lleshanaku: ‘Hapësira negative’ të poetes kalojnë kontinentin

Kam lindur një të martë prilli/ Nuk qava. Jo se isha e habitur, por as e inatosur/Isha vezorja me fat. E trajnuar për mirënjohje/nëntë muaj rresht në bark…Këto vargje që të çojnë në vëllimin poetik “Hapësirën negative” të Luljeta Lleshanaku lajmërojnë njëkohësisht në këtë fillimprill se ky libër sapo ka kaluar në kontinentin tjetër, atë amerikan. Libri është renditur mes 7 librave më të mirë që botohen në këtë muaj në Amerikë

Kam lindur një të martë prilli/ Nuk qava. Jo se isha e habitur, por as e inatosur/Isha vezorja me fat. E trajnuar për mirënjohje/nëntë muaj rresht në bark…Këto vargje që të çojnë në vëllimin poetik “Hapësirën negative” të Luljeta Lleshanakut lajmërojnë njëkohësisht në këtë fillimprill se ky libër sapo ka kaluar në kontinentin tjetër, atë amerikan. Libri është renditur mes 7 librave më të mirë që botohen në këtë muaj në Amerikë. “Homo antarticus”, që në një pjesë te mirë përbën këtë libër, ishte nga më të vlerësuarit nga fondi për mbështetjen e procesit letrar nga Ministria e Kulturës.

Ky libër është një përmbledhje në anglisht e dy librave të botuar në origjinal nga shtëpia botuese OMBRA GVG: “Pothuajse dje” (2012), dhe “Homo Antarcticus” (2015). “Homo Antarcticus” ose “Njeriu i Antarktidës”, nënkupton specien tonë të humbur, ato tipare që civilizimi i ka rrafshuar te njeriu. Frank Wild, i cili është një nga heronjtë realë që i mbijetoi kushteve ekstreme të Antarktidës për dy vjet, më pas nuk arriti t’i mbijetonte qytetërimit, normalitetit.

Kjo histori e cila është pak a shumë historia e shumë zbuluesve, më ngacmoi një pyetje të vjetër që më mundonte prej kohësh: cili është heroi i vërtetë, ai që arrin të ndeshet me të pamundurën dhe të ia dalë, apo ai, njeriu i rëndomtë, “antiheroi”, i cili duhet të punojë përditë për të siguruar bukën e gojës, për të paguar qiranë, shkollën e fëmijëve, kredinë e bankës, me ankthin e përjetshëm për t’u ndjerë i pranuar në shoqëri.

Por si çdo poemë e gjatë, ajo prek edhe çështje të tjera, si: shoqërinë e konsumit, rolin e individit, personazhet në hije, absurditetin e luftërave, egon kolektive etj.”, është shprehur Lleshanaku për “Homo Antarcticus” në një intervistë për gazetën Mapo. Përkthyesja e librit në anglisht është Ani Gjika, e cila, për përkthimin e këtij libri, së fundmi është vlerësuar me çmimin e PEN-it anglez dhe me një grant nga National Endoëment for Arts në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë “Hapësira negative” është njëri nga librat e rekomanduar nga Poetry Society në Angli.

Ja se si shprehet në komentin e tij, poeti dhe përkthyesi George Szirtes: “Hapësira negative e poetes shqiptare Luljeta Lleshanaku është libri i saj i dytë i botuar në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse Neë Directions në Shtetet e Bashkuara, e ka botuar që në vitin 2002. E lindur në vitin 1968 dhe e vlerësuar si një poete kryesuese e brezit të saj, Lleshanaku është përkthyer fuqishëm nga Ani Gjika. Libri fillon me një poemë të gjatë që i referohet zbuluesit të Antarktidës Frenk Uajld, krahut të djathtë të Shakëlltonit. Kjo poemë është plot forcë, dhe ofron një revokim të kursyer por të gjallë, pothuajse filmik, të jetës së Uildit, që mund të shërbejë si një lloj analogjie e vetë jetës së autores. Prej këtu, autorja lëviz nëpër një varg karakteresh dramatike, para se të rikthehet përsëri në vetën e parë.

Syri i saj është kureshtar; shqisa e saj për të ndërtuar detajin, herë pas here të mahnit. Dhe ç’është më e rëndësishmja, ajo i paraqet lexuesit një version të besueshëm të botës…Kështu që janë thjesht gjërat në vetvete, ai grumbull mbresëlënës copërash, fragmentesh, ku lënda përzihet me idetë në mënyrën më të natyrshme të mundshme, me një shkathtësi numrash akrobatikë. Ajo nuk bën asgjë ekstravagante në aspektin teknik ose atë retorik. Ajo flet drejtpërdrejt: por vetëm se ky i folur direkt është i mprehtë (ashtu siç është edhe përkthimi) dhe e vë gishtin drejt e në plagë”.

Ndërsa në prezantimin që botuesi i bën autores në kopertinë, ndër të tjera thuhet: “Shumë nga poezitë nuk i referohen ndonjë vendi specifik ose kohe specifike. Ngjarjet intervenojnë midis tyre dhe ngjarje të reja marrin formë, ashtu si në poemën e saj të gjatë “Homo Antarcticus”, e cila ndjek fatin e një heroi, i cili, ndërsa ia doli të përshtatej për muaj me radhë me vdekjen nga uria në Antarktidën e ftohtë nën zero gradë, nuk mundi të përshtatej më pas me jetën në qytetërim. Kjo është njëra nga poemat në libër që flet për presionin e shoqërisë moderne mbi individin. Brenga dhe vdekja, dashuria dhe dëshira, burgosjet dhe zhgënjimi, janë të gjitha tema që bëjnë jehonë në poezinë magjepsëse të Lleshanakut”.

Në gjuhë të tjera: “Hapësira negative” është libri i dhjetë i autores, botuar në gjuhë të tjera, pas: Hayëire; Neë& Selected Poems (Bloodaxe Books, Londër, 2011), Fresco (Neë Directions, SHBA, 2002), Child of nature (Neë Directions, SHBA, 2010), Kinder der Natur (Edition Korrespondenzen, Austri, 2010), Dzieci natury ( Stoëo / Terytoria Obraz, Poloni, 2011), Antipastorale (Lieto Colle, Itali 2006), Ponedjeljak u sedam dana (Versopolis edicija, Kroaci, 2015), Lunes en Siete Días(Olifante, Spanjë, 2017) dhe Pondelok v siedmich dӣoch (Občianske združenie VLNA, Sllovaki, 2017).

Shkruar Nga
More from Redaksia

Lëkura e shegëve ndihmon në forcimin e flokut, si ta aplikoni

  Shegët nuk janë vetëm për t’u konsumuar, por mund të përdoren...
Read More