Lulzim Basha: Nuk ndalemi, nesër…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit për 23 të arrestuarit pas protestës së dhunshme në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit. Gjykata e Kukësit e mbledhur në Tiranë la në burg 11 prej protestuesve në rrugën e Kombit.

Lideri demokrat ftoi qytetarët nesër për protestë kundër qeverisë pas këtij vendimi.

 

“Regjim kriminal që mbahet në  këmbë nëpërmjet forcës. Rama ka privatizuar policinë gjykatat për të ndaluar drejtësinë e vërtetë. Mban në burg banorët e thjeshtë të Kukësit sikur të ishin terroristë.

Katër ditët e fundit kemi parë si janë shkelur të drejtat legjitime të banorëve të pafajshëm. Rama le të lirë kriminelët dhe burgos qytetarët.

Lë të lirë Tahirin, që është kapur me përfitime miliona euro nga trafiku i drogës. Lë të lirë Qazim Sejdinin që me bandat terrorizon një qytet të tërë.

E sotmja ka treguar se Rama ka privatizuar shtetin në funksion të grabitjes së qytetarëve.

Ka privatizuar policinë që dhunuan sot deputetët e opozitës. Nuk mund të privatizojë dot popullin shqiptar.

Regjimet që përdorin dhunën  e forcën janë vetëm hapa para rrëzimit. Ne do jemi në krah të popullit kuksian e shqiptar”,- tha Basha.

“Çfarë lidhje ka ky regjim që liron Orest Sotën dhe mban në burg Florin Onuzin, babin e tre fëmijëve pasi i kanë terrorizuar fëmijët. Ky është një regjim që shkel dhe nëpërkëmb të drejtat e shqiptarëve. Ditët e fundit kemi parë se si policia he gjykata shkelin me këmbë të drejtat e qytetarëve. Ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë. Burgos qytetarët dhe lë ë lirë Saimir Tahirn, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin dhe dhëndrin e tij që po therorizojnë një qytet të tërë, lë të lirë Arben Ahmetajn dhe burgos njerëzit e pafajshëm.

E sotmja tregoi se Rama e ka privatizuar shtetin në funksion të kriminelëve. Ka privatizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatën, e cila sot dhunoi deputetët e opozitës, sepse nuk donte që ata të dëgjonin dëshmitë tronditëse të qytetarëve shqiptarë, por Rama nuk mund të privatizojë shqiptarët.

Regjimet që përdorin dhunën ndaj njerëzve janë vetëm pak hapa larg drejt rrëzimit. Ne do të jemi sot në krahë të shqiptarëve, do të jemi nesër në krahë të protestave qytetare ditën e nesërme. Do të jemi bashkë, një popull i bashkuar, pasi kjo diktaturë i ka orët e numëruara. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndalojnë privatizimin e Shqipërisë nga kjo bandë kriminale. Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve që do të protestojnë nesër”,- tha Basha.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare aktori i “Austin Powers”

  Verne Troyer, aktori i njohur i “Austin Powers” është ndarë nga...
Read More