Lupçe: Flas me Fiorentinën. Katerina: Dua të bëhem police

Lupçe dhe Katerina ishin një ndër çiftet tipikë në Big Brother Albania 9. Që të dy ata treguan karakter të fortë dhe megjithë luhatjet përgjatë kohës që ishin në izolim, ishin të pandarë.

Edhe sot, ata vazhdojnë të jenë të tillë dhe këtë e treguan në intervistën e dhënë për Pop Culture këtë të mërkurë.

Mes të tjerash, Lupçe mohoi poshtë zërat e përhapur kryesisht në rrjetet sociale se ai nuk flet me Fiorentinën.

“Unë me Fiorin flas dhe kemi qenë bashkë në një lokal në Tiranë. Nuk ka ndodhur asgjë me Fiorentinën”, u shpreh ai.

Veç Fiorentinës, si Lupçe ashtu edhe Katerina thonë se kanë ruajtur raportet me Marjusin e Enidën, Elsamedin, por dhe Olsin.

Ndërkohë, Katerina rrëfeu se është duke vazhduar shkollën për instruktore palestre, ndërsa ëndrra e saj është një tjetër pas kësaj shkolle.

“Pas shkollës mendoj të futem tek Akademia e Rendit”, tregon ajo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ku dallon një grua e mençur,nga një grua intelegjente!

Një grup psikologësh hasën 8 dallime mes një gruaje të mençur nga...
Read More