Lyhet me benzinë, por harron dhe ndez cigaren…

burning-cigarette-smoke

Një  burrë në fshatin Miras të Bilishtit ka përfunduar i djegur shumë keq në spital, në gjendje të rëndë dhe fatkeqësinë e ka shkaktuar vetë.

Policia njoftoi se mbrëmë, F.M. në orën 23:00, duke u kthyer për në shtëpi, mbante në dorë një bidon plastik me 1.5 litra benzinë, i cili rridhte. Gjatë rrugës duke ndezur një cigare, benzina ka marrë flakë dhe ai përfshirë prej tyre duke u djegur në pjesë të ndryshme të trupit.

Ai u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, si pasojë e djegieve trupore dhe dosja i kaloi Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë  për “Ngjarje aksidentale”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nuk do të besoni se sa para fitojnë të famshmit nga Instagrami

Instagrami nuk është thjeshtë një platformë për shpërndarje to fotografive, është edhe...
Read More