Lys Assia, Ndahet nga jeta fituesja e parë e Eurovizionit

 

Ndahet nga jeta fituesja e parë e ‘Eurovision Song Contest’, Lys Assia. Ajo u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare, njoftuan organizatorët e Festivalit.

Lys Assia mori çmimin e parë për Zvicrën në vitin 1956 me këngën ‘Refrain’ dhe vazhdoi të performonte në dy gara të tjera.

Lys Assia vdiq të shtunën në spitalin Zollikerberg në Cyrih.

Eurovizioni e përshkroi atë si “zonjën e parë” të konkursit dhe tha se ka planifikuar homazhe në nder të saj.

Triumfi i Assisë në Eurovizionin e parë erdhi në Lugano të Zvicrës.

Ajo u rendit e teta në garën e vitit 1957, por arriti një sukses më shumë një vit më vonë, duke u renditur e dyta me këngën e saj, ‘Giorgio’.

Lindur në Rupersvil të Zvicrës veriore, në vitin 1924, ajo e filloi karrierën e saj si një balerinë para se t’i përkushtohej këngës.

Rrugëtimi i saj me Eurovizionin ishte i gjatë dhe në 2005 ajo realizoi festimin e 50-vjetorit të saj.

Në moshën 87-vjeçare ajo vendosi të kthehet në garë dhe u përpoq – pa sukses – të përfaqësojë Zvicrën në 2012 dhe 2013.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kryengritje kundër kancelares Merkel

    Marrëveshja me Socialdemokratët, për të qëndruar sërish kancelare, po i...
Read More