Macron: Assad kriminel që duhet të gjykohet për krime

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi se presidenti sirian, Bachar al Assad është një kriminel dhe duhet të përgjigjet për krimet e tij para drejtësisë ndërkombëtare, duke shtuar se i përkiste popullit sirian për të zgjedhur i lirë drejtuesin e tij.

“Bachar al-Assad, është një kriminel, ai duhet të gjykohet dhe të përgjigjet për krimet e tij para drejtësisë ndërkombëtare”, deklaroi Macron në një konferencë shtypi duke theksuar se i përkiste popullit sirian të zgjidhte i lirë drejtuesin e ardhshëm.

”Por, unë nuk e shikoj shkarkimin e tij si parakusht, thjesht nga një pikëpamje pragmatiste”, shtoi Macron.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lawrence flet për romancën e saj me regjisorin

Jennifer Lawrence është në lidhje me regjisorin Darren Aronofsky që kur u...
Read More