Macron nuk i premton Ramës: Do lexojmë raportin dhe…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takimin e paralajmëruar në Pallatin Elize me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në axhendën e presidentit francez ishte përfshirë edhe një takim me kryeministrin shqiptar në orën 11.00.

Temat kryesore te bisedes mes Rames dhe Macron ishin reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare me qellim afrimin e vendit me BE.

Theks i vecante eshte vene tek reforma ne sistemin e drejtesise dhe posacerisht zbatimi i procesit te vetingut, po ashtu edhe ne luften kunder krimit dhe korrupasionit.

Me heret kryeministri Rama eshte shprehur se Franca dhe Gjermania, dy vendet me peshen me specifike brenda unionit jane kampione te procesit te zgjerimit.

Rama ka shpërndarë vetëm një video ndërsa nuk ka ende informacion mbi cfarë është thënë.

Pak ditë më parë, kryeministri Rama tha se, do ta “mahniste” presidentin Macron.

Rama ka treguar afrimitet me Presidentin e Francës duke i dhuruar këtij të fundit edhe një palë atlete, pasi i tërhoqi vëmendjen në Samitin e Triestes një vit më parë.

Por ndryshe nga takimi i fundit, sot kryeministri Edi Rama nuk është shfaqur në Pallatin Elize me atlete të bardha, por me… këpucë.

Presidenti francez Emmanuel Macron prit Kryeministrin Edi Rama në Elize, në një takim që ishte parashikuar të zgjaste 50 minuta por që shkoi përtej axhendës, duke zgjatur 1 orë e 30 minuta. Burime nga delegacioni shqiptar bënë me dije për Top Channel se Macron dhe Rama kanë qëndruar kokë më kokë për 45 minuta.

Presidenti Francez mësohet se është shprehur me nota shumë pozitive për reformat, sidomos ajo në drejtësi, ndërkohë që burime nga delegacioni shqiptar theksojnë se Macron ka vlerësuar edhe rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një shqetësim i hershëm i për Francën ka qenë çështja e azilantëve shqiptarë, për të cilën Presidenti Macron mësohet se ka falënderuar Kryeministrin Rama për bashkëpunimin me institucionet e specializuara franceze, për të frenuar fenomenin e atyre që abuzojnë me sistemin e azilkërkimit.

Kryeministri Rama nga ana e tij ka ngulur këmbë në mënyrë insistuese duke kërkuar që në fund të qershorit Franca t’i njohë Shqipërisë meritën në procesin e integrimit evropian dhe të pranojë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në përgjigje, Presidenti Macron mësohet se ka theksuar se strukturat përkatëse në Paris janë angazhuar seriozisht në leximin e detajuar të raport të Komisionit Europian dhe në javët në vijim do të formësojnë edhe qëndrimin përfundimtar të Francës.

Rajoni dhe roli i Shqipërisë në të ka qenë tjetër temë e takimit, së bashku me samitin e Sofjes, ku Macron është shprehur se do të mbajë një fjalë tepër të rëndësishme. Për sa i përket politikës së jashtme të Tiranës, Presidenti francez ka vlerësuar koherencën e Shqipërisë dhe linjën e saj të konsoliduar me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 20 prill

  Dashi Sot çiftet më të rrezikuara janë ata që kanë pasur...
Read More