Madonna rrëmben trofeun…

madonna-rebel-heart3-thatgrapejuice

Ylli i popit Madona është shpallur “Gruaja e vitit” nga revista “Billboard”, një vlerësim i shumëmerituar për këngëtaren energjike që sfidon moshën e nuk tërhiqet nga skena.

Muzikantja veterane e konsideron këtë lëvizje si pikën kulmore të vitit për të, si në planin profesional, ashtu dhe në atë personal.

“Arritja më e madhe, ashtu siç e shoh unë, ishte përfundimi i turneut, fakti që i bëra çdo natë spektaklet e mira dhe ndërkohë duhet të përballesha me sfidën e të qënit një nënë, që vazhdon të mbetet një sprove për mua. Të jesh nënë e mirë e në të njëjtën kohë të jesh artiste nuk është lehtë, por ja që duhet t’i bësh të gjitha”, deklaroi këngëtarja.

58-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve tregoi me krenari xhaketën ku ishte stampuar fjala greke “Euterpe”, që do të thotë sipas saj, “perëndeshë e muzikës që sjell gëzim”.

Ylli i muzikës, Shania Twain u cilësua një “Ikonë” nga revista e njohur muzikore, ndërim ky të cilin e pranoi me përulësi.

“Gratë në këtë dhomë janë të mrekullueshme. Pothuajse nuk e besoj dot që jam sot këtu me të gjitha ato bashkë. Kjo frymë e mbështetjes femërore, ky komunitet i madhështisë së gruas, të vesh me fuqi”, u shpreh ajo.

“Artiste e vitit” është shpallur një këngëtare e re në botën e country-t, Maren Morris, e cila ka fituar katër nominime Grammy. Në mesin e emrave të tjerë të vlerësuar lart nga “Billboard Magazine” është Halsey, ylli i në rritje Alessia Cara dhe Kesha.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pritet eklipsi i plotë diellor pas 99 vitesh!

Më 21 Gusht 2017, për herë të parë në 99 vjet, një...
Read More