Madridi paralajmëron për pasojat ekonomike pas krizës katalonase

Qeveria spanjolle paralajmëroi sërish sot për pasojat ekonomike të krizës në Kataloni, ndërsa ndalimi i tetë ministrave të shkarkuar katalonas riaktivizoi protestat indipendentiste.

“Me zgjedhjet e parashikuara më 21 dhjetor, qeveria shpreson të rivendosë stabilitetin në Katalonjë, kryesisht për të shmangur pasojat e rënda ekonomike për këtë rajon”, deklaroi për median zëdhënësi i qeverisë konservatore, Inigo Mendez de Vigo, pas mbledhjes së këshillit të ministrave.

“Në lidhje me turizmin që përbën 12 për qind të PBB të Katalonisë, ndikimi i ngjarjeve të shënuara prej referendumit për vetëqeverisje i ndaluar, më 1 tetor, është mjaft i dukshëm”, pohoi ai.

Norma e shfrytëzimit të hoteleve të Barcelonës ishte 83 për qind gjatë javës së fundit të tetorit kundrejt 90 për qind aktualisht, dhe 67 për qind e hotelierëve konfirmuan se kanë ulur çmimin për të kompensuar këtë ulje, sipas një anketimi të realizuar nga qeveria.

Në tetor, Katalonia është rajoni spanjoll ku numri i të papunëve shënoi rritje më të konsiderueshme (+14.700), theksoi Mendez de Vigo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Policia e Tiranës urim të veçantë për festat e nëntorit

Nën tingujt e këngës “Shqipëri o nëna ime”, Policia e Tiranës iu...
Read More