Madridi paralizon financiarisht Kataloninë

Për të bllokuar referendumin për vetëvendosjen në Kataloni që planifikohet ëw mbahet më 1 tetor në Kataloni, qeveria spanjolle mbylli ”rubinetin” financiar, nga i cili varet ky rajon, madje duke ngritur dyshime dhe për pagesat e funksionarëve.

“Kjo është një papërgjegjshmëri totale. Ata po na çojnë drejt një kolapsi administrativ”, theksoi zëvendëspresidenti i qeverisë katalane, Oriol Junqueras, duke e cilësuar si një masë të pazakontë.

Ekzekutivi katalas depozitoi një kërkesë në Gjykatën Supreme për të kundërshtuar vendimin e njoftuar të premten e kaluar nga qeveria spanjolle në lidhje me vendosjen e një sistemi të ri për kontrollin e shpenzimeve të Katalonisë, për të shmangur që ato të mos shërbejnë për financimin e aktiviteteve të paligjshme ashtu si referendumi i ndaluar.

“Por, kjo lloj kërkese nuk është kurrë pezulluese, masat e marra nga qeveria janë tashmë në fuqi”, theksoi një zëdhënës i Gjykatës Supreme. “Ky është një pezullim de facto i autonomisë financiare të Katalonjës”, analizon Alain Cuenca, specialistpër financimin e rajoneve në Universitetin e Saragosës. Tashmë, Madridi do të refuzojë të hedhë para në llogari të qeverisë katalanase, por do të paguajë drejtpërdrejt faturat e shërbimeve kryesore, spitale, shkolla, policia, rreth 1,5 miliardë euro në muaj. “Kjo do të thotë se duke nisur që tani, drejtuesit katalanas nuk disponojnë më paratë e tyre. Ata duhet të kryejnë një mbyllje të thesarit dhe nuk kanë më të drejtë të bëjnë asnjë shpenzim shtesë, në raport me ato të parashikuara tashmë”, theksoi një zëdhënës i Ministrisë së Buxhetit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rusia thotë se Siria po përgatit provokime

Terroristët sirianë janë duke përgatitur provokime për përdorimin e armëve kimike në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.