Majko for President



MAJKO TAKIM ME BASHEN - /r/n/r/nMAJKO MEET WITH BASHA -Viti 2017 do të jetë një vit tepër i rëndësishëm për politikën shqiptare.

Në fakt, përpara zgjedhjeve politike, Parlamenti aktual do të zgjedhë edhe Presidentin e ri të Republikës, duke qene se presidentit Bujar Nishani i përfundon mandati po në 2017-n.

Zor se Nishani do të ketë mbështetjen e Partisë Socialiste edhe për një mandat tjetër.

Por që një president i ri të zgjidhet duhen 71 vota dhe PS nuk i bën dot e vetme, pa LSI.

Sidoqoftë, nuk përjashtohet, që qeveria të përpiqet të përfshijë edhe opozitën, në përpjekjen e saj për të patur një president sa më konsensual dhe gjithëpërfshirës.

Në këtë pikëpamje, mund të mos ketë qenë edhe aq i rastësishëm takimi mes Pandeli Majkos dhe Lulzim Bashës gjatë ditës së sotme, një takim i rrallë mes dy rivalësh të rëndësishëm politkë.

Majko ka kohë që mban një qëndrim si një politkan mbi palët.

PD e ka vlerësuar shpesh publikisht figurën e tij si i mdoeruar, qoftë në Parlament, qoftë jashtë tij.

Pra nuk përjashtohet që Partia Socialiste të tentojë kartën Majko përpara se të kalojë te opsioni i një apo dyanshëm i zgjedhjes së presidentit me shumicë të thjeshtë parlamentare.

Por ky opsion mund të provohet, gjithnjë në rast se Ilir Meta nuk do të shfaqë ambicien e tij për t’u bërë president dhe gjithnjë nëse PS dhe LSI do të jenë ende bashkë.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Pse Rama nuk flet për Blushin

Nga Armand Shkullaku Mund të ketë shumë pikëpyetje sot për të ardhmen...
Read More