Majko nis të lëvizë, takon Lulzim Bashën në Rogner



Basha dhe MajkoKëto ditë e kemi parë deputetin socialist, Pandeli Majko të jetë mjaft aktiv sa i takon reformës në drejtësi.

Përveç daljeve në media, duket se Majko ka marrë përsipër edhe një tjetër rol, atë të negociatorit.

Ish-kryeministri socialist është takuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Hotel Rogner në Tiranë.

Ende nuk dihet tema e bisedës, por supozohet se bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

Pas takimit, Majko dhe Basha duket se u befasuan nga prania e shumtë e gazetarëve tek portat e hotelit.

“Komunikimi politik nuk duhet të përbëjë lajm,” tha Basha.

E megjithatë ai përbën lajm në Shqipëri.

“Folëm për çështje të ndryshme,” vijoi Basha.

Sipas tij, u fol për mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do mbahet në Tiranë.

Edhe Majko tha se Asambleja Parlamentare e NATO-s ishte çështje kryesore.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Shënjestrat e “FBI-së” shqiptare

SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion) që do hetojë Ramën, Berishën dhe Metën,...
Read More