Majko për president dhe teoritë mbi zbarkimin e ‘NATO-s’ në Tiranë



MAJKO TAKIM ME BASHEN - /r/n/r/nMAJKO MEET WITH BASHA -Deputeti socialist, Pandeli Majko, është në qendër të vëmendjes për shkak të një takimi me kreun e PD, Lulzim Basha.

Disa media kanë spekuluar se ai ka nisur lobimin për t’u zgjedhur president.

Por vetë Majko, duke folur nga Shkodra, i ka mohuar këto zëra.

Ai tha se takimi i tij me Bashën ka lidhje me takimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë.

Pikërisht ky takim ka ngritur një re me spekulime në kryeqytet.

Avokat Spartak Ngjela udhëheq teoritë, duke theksuar se ky është ‘zbarkim i NATO-s’ në Tiranë dhe ka lidhje me reformën në drejtësi.

Ai shkruan se kreu i PD, Lulzim Basha, nuk po lejohet të shkojë në këtë samit të rëndësishëm nga ish-kryetari Sali Berisha, i cili i druhet reformës në drejtësi.

Por teksa Ngjela ka lënë jashtë shënjestrës së tij së fundmi kreun e Kuvendit, Ilir Meta, a është vërtet kaq e rëndësishme kjo asamble?

Gazeta “Sot”, e cila po ashtu i pëlqen teoritë konspirative, shkruan se në Tiranë ka zbarkuar CIA, FBI dhe MI6, nga frika e spiunazhit rus.

Në të vërtetë, fakti që Asambleja Parlamentare e NATO-s mblidhet në Tiranë, tregon rëndësi për vendin dhe i ngre pikë kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Por nuk qëndron spekulimi se ky është një ‘zbarkim i NATO-s’ në Shqipëri.

Arsyeja është e thjeshtë: Asambleja është një trupë këshillimore ndërparlamentare.

Në një shpjegim të thjeshtë thuhet se kjo asamble dhe NATO nuk kanë lidhje formale, edhe pse kanë një histori të gjatë bashkëpunimi, që është intensifikuar sidomos pas mbarimit të Luftës së Ftohtë.

President i asamblesë është një kongresmen i njohur amerikan.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Ditari i Servet Pëllumbit, Agolli hapur kundër Nanos: Është oportunist i rrezikshëm Kryetari

Ditari politik i Servet Pëllumbit, “Përvoja ime me Partinë Socialiste”,  botimet “Toena”,...
Read More