Majlinda Kelmendi shpallet xhudistja më e mirë në botë

Sportistja e njohur Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në botë duke fituar çmimin prestigjoz “Best Female Judoka Today” nga Shoqata Ndërkombëtare e Xhudos.

Kampiones Olimpike çmimi iu dha mbrëmjen e së dielës në Budapest, Hungari, përpara Kampionatit Botëror të Xhudos.

“Është një nder i madh që të jem këtu. Faleminderit që më keni mbështetur mua, Kosovën dhe Xhudon në Kosovë. Falë jush kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim në Lojrat Olimpike vitin dhe kaluar, si edhe kam fituar një medalje të artë,”-u shpreh xhudistja.

“Unë do të doja të falënderoja personin që më ngriti, më edukoi dhe më bëri kampion, trajnerin tim Driton Toni Kuka. Kam fituar Evropianin, Botërorin, Olimpiadën, por ky çmim është mali im Everest, nuk mund të dëshiroj më shumë.”

Kampionati Botëror filloi më 28 gusht dhe do të zgjasë deri më 3 shtator, raporton Independent Balkan News Agency.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Hahn: Integrimi jo alternativë për në BE, krijoni zonën ekonomike

Nga tryeza ku janë ulur bashkë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor sot në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.