Majlinda Myftaraj: Si i gjeta në UET ato çka më mungonin në Universitetin Publik

Si pjesë e rrjetit të ish-studentëve, UET Alumni, Majlinda Myftaraj rrëfen arsyet që e çuan të studionte në Universitetin Europian të Tiranës. Braktisi Universitetin Publik për të gjetur një tjetër që do i plotësonte kërkesat dhe pritshmëritë që kishte nga një institucion i arsimit të lartë. Sot si ish-studente, por edhe si profesioniste, rrëfen me bindje se bëri zgjedhjen e duhur. Zgjedhje që nuk do të nguronte ta bënte sërish, nëse kthehej pas në kohë

Të përcaktosh universitetin tek i cili do studiosh, duke bërë investimin më të madh jetësor është një përgjegjësi shumë e madhe. Edhe sot e kësaj dite pasi i ka përfunduar studimet e saj dhe është pjesë e rrjetit të ish-studentëve “UET Alumni”, Majlinda Myftaraj mendon po njësoj, ndërsa rrëfen rrugën që e çoi drejt Universitetit Europian të Tiranës.

“Fillimisht jam shpallur fituese në Universitetin Publik të Tiranës. I nisa studimet atje, por duke qenë se pritshmëritë nuk ishin ato të duhurat vendosa të transferohesha në universitet privat”. UET ishte ai institucion i arsimit të lartë që i përmbushi kërkesat dhe pritshmëritë që studentja kishte. “Në hulumtimet e mia si dhe nga biseda mes miqsh, të cilët ishin pjesë e UET-it, kisha informacionin se garantonte standarde të larta në mësimdhënie dhe më gjerë. Kur vendosa të isha pjesë e UET dhe realisht preka nga afër “magjinë UET” kuptova jo vetëm kisha bërë zgjedhjen e duhur, por isha e sigurt për suksesin që do më garantonte edhe në karrierë”, pohon ajo, ndërsa vlerëson kurrikulat dhe qasjen e barabartë mes dijeve teorike dhe atyre praktike, që i bëjnë studentët të thellohen dhe të prekin nga afër problematikat e ndryshme me të cilat merret fusha e tyre e studimeve.

Ajo rrëfen se e pati jo fort të vështirë të përfshihej në tregun e punës pas viteve që studioi në UET. “Ky universitet të ofron të gjitha instrumentet e duhura, që kushdo nga ne që kemi qenë pjesë e tij të jemi sot pjesë e institucioneve shumë të rëndësishme”.

Nga përvoja, jo vetëm e studimeve, por edhe e punësimit, Majlinda thotë me bindje se edhe nëse do e kthente kohën pas edhe njëherë do të bënte të njëjtën zgjedhje. “E vetmja gjë që do të theksoja është, që nëse politikat, kurrikulat dhe gjithë organizimi do të jetë i njëjtë, padyshim që UET do të sjellë në tregun e punës elitën e studentëve”.

Si pjesë e rrjetit të Alumni në UET, Myftaraj sugjeron gjithëpërfshirjen e studentëve në jetën universitare. “Që do të thotë që studentët në UET, duhet të jenë aktivë në të gjitha organizimet e realizuara dhe jo vetëm. UET i ofron të gjitha mundësitë, është në vullnetin e vetë studentëve, për të kthyer gjithçka në dije”.

Ajo thotë se karriera e saj profesionale i ka bazat në Universitetin Europian të Tiranës.

“Ajo që unë sugjeroj dhe që do jetë shumë efektive, që studentët të jenë të atashuar shumë më lehtësisht në tregun e punës është mundësi për praktikë profesionale, gjatë kohës së studimeve. Universiteti duhet që t’i japë shumë rëndësi praktikës në profesione, sepse njohuritë teorike, kur materializohen në praktikë, janë lehtësisht të kuptueshme”.

Për ata të pavendosurit, që janë ende në përfundim të gjimnazit, Majlinda ka një këshillë:

“Nëse doni që të jeni të zgjedhur kudo dhe të keni karrierë të sigurt, zgjedhja juaj më e mirë padyshim që është Universiteti Europian i Tiranës”.

Majlinda mendon se secili prej të rinjve që zgjedh të ndjekë studimet universitare bën ato zgjedhje që i konsideron të drejta. Ashtu siç vendosi ajo atëkohë, të braktiste universitetin publik për një alternativë më të mirë, që arriti ta përmbushë jo vetëm në dije, por edhe në rrugën e profesionist.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Qeveria e vogël, fillimi i mbarë i mandatit të dytë

Nga Ervis Iljazaj Tashmë që Partia Socialiste ka fituar e vetme zgjedhjet...
Read More