Makashi: Shkela mbi parimin tim, isha betuar se kurrë nuk do të merrja pjesë nëpër konkurrime e festivale

Redon Makashi mendon se ka gabuar me pjesëmarrjen në edicionin e 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Kantautori konkurroi me këngën “Ekziston”, e cila u vlerësua me çmimin e dytë.

Sidoqoftë, duket se ai ka pritur të triumfojë në këtë festival, ndërsa ka treguar se ka shkelur mbi parimin e tij për mospjesëmarrje në konkurrime muzikore.

“Kjo këngë lindi ashtu nga unë, u vesh aq bukur e me finesë nga orkestrimi i Genti Myftarait, filloi të flasë me vargjet e Timo Flokos”.

“Kështu që filloi të ecë me këmbët e saj e të rritet ashtu ngadalë, ngadalë në rrugët e panjohura me njerëz që e duan dhe e poshtërojnë me ata që e puthin e ata që e pështynë, gjithsesi tani doli në jetë e do ecë vet”.

“Po për një gjë më vjen keq, e vrava me duart e mia, pa lindur mirë shkela mbi një parimin tim që isha betuar që kurrë nuk do të merrja pjesë nëpër konkurrime e festivale po thjesht do të isha një spektator i mirë i tyre. Ju dua”, ka shkruar Makashi në një postim në Facebook.

Edicionin e sivjetmë të Festivalit në RTSH e fitoi Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, i cili do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2018”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sekreti i vetullave të plota drejtpërdrejtë nga Dior!

Trendet e vetullave shkojnë e vijnë, edhe pse askush nuk do ta...
Read More