Make up, 10 efekte shkëlqyese për sytë

Nga vezullimi mbi qepalla, tek efekti metalik i vijëzuesve, për një vështrim plot dritë, ju sugjerojmë disa truke të vogla, sesi të dukeni bukur për festa.

Mania e xixave
Provoni efektin e xixave nga ari tek argjendi, shkëlqyesit blu apo të kuq. Ato dhurojnë një pamje e cila gjithmonë bie në sy dhe ju bën të dukeni e parezistueshme.

Smokey eye të ndritshëm

Shtojini efektit të hijes një krem metalik duke e aplikuar atë në qendër.

Argjend i butë

A doni një sy jo shumë të rënduar? Zgjidhni një laps me pigment argjendi metalik dhe vizatoni një vijë në pjesën e sipërme dhe një tjetër në pjesën e poshtme.

Sy maceje

Nuk janë sy të zakonshëm maceje. Zgjidhni një hije të errët dhe më pas shtoni shkëlqyes me grimca ose luspa të vogla të ndritshme.

Make up i artë

Ari është ngjyra ideale e festave, ndaj provoni të zmadhoni konturin e syrit me një laps me ngjyrë ari me shkëlqim.

Shkëlqyes blu

Për të realizuar këtë grim, aplikoni një pluhur gri të errët mbi qepalla, pastaj shtoni të artin, e më pas atë ngjyrë argjendi, në fund efektin blu, për t’i dhënë shikimit thellëse.

Një prekje e kuqe

Krijo bazë me një hije midis kafes dhe vishnjes, duke e theksuar në qendër të syrit, e në fund shkëlqyes të kuq. Sekreti për të pasur një pamje të ndritshme? Baza e shndritshme.

Në majë të qerpikëve

Zgjidhni të nxirrni në pah qerpikët duke rritur gjatësinë e tyre me qerpikë fallco, e më pas aplikoni mbi to grimca që shkëlqejnë.

Me luspa

Doni një pamje diskoteke? Kjo realizohet nëse shtoni luspa shkëlqyese në pjesën e jashtme të syrit. Mos kini frikë se do ta egzagjeroni, efekti duhet të jetë magjepsës.

Vijëzues i dyfishtë

Dy ngjyra, e zezë dhe e artë, për tre vijëzime. A doni ta bëni syrin të ndritshëm? Në fillim aplikoni të artën, pastaj të zezën e më pas krijoni një efekt të dyfishtë mbi qepalla.

Shkruar Nga
More from Revista User

Në këtë hotel turistët flenë në dy shtete njëkohësisht

Hoteli Arbez me dy yje ndodhet në kufirin mes Francës dhe Zvicrës....
Read More