Make up natyral në çdo moshë

Teksa disa femra duan të kenë një make up të plotë në fytyrë çdo ditë, ka dhe nga ato që përqafojnë natyralen në pamjen e tyre. Për të ndihmuar për këtë make up, ‘pa make up’, drejtoresha e një linje farmacie në Australi Rae Morris, jep disa këshilla të vlefshme për femrat e të gjitha moshave.

Make up 1

Picture 1 of 4

Adoleshentet

Rae punoi me modelen e quajtur Whitney. Ajo tha se fillimisht e përgatiti lëkurën e saj duke e pastruar me ujë tonik dhe hidratues. Më pas si fondotintë përdori një BB Cream. Ajo i krehu pak vetullat para se të përdorte një shkëlqyes të lehtë mbi sytë dhe në pjesën e brendshme të tyre. Pak blush të lehtë në faqe për tu dukur sa më natyrale dhe një buzëkuq shkëlqyes nude. Grimin e një adoleshenteje e përfundon me një rimel.

Në të 20-tat

“Në të 20-tat keni ende një lëkurë rinore, por ndonjëherë mund të vini re një pabarazi të vogël në toniun e lëkurës dhe mund të dehidratoheni edhe më shumë”, thotë Rae. Kështu që ajo u fokusua në hidratimin e lëkurës para se të përdorte fondotintën, duke e lënë të pushojë për 5 minuta. “Nëse keni lëkurë të bukur mund të vazhdoni të përdorni BB Cream, por nëse keni skuqje apo pabarazi të tonit të lëkurës përdorni një fondotinte të lehtë”, thotë ajo.

Pas fondotintës Rae përdori edhe një konceler poshtë syve, dhe për ti dhënë shkëlqim syve të saj përdori ton sysh ngjyrë bronzi dhe në cepin e brendshëm të syrit me një furçë të lagur pak ton argjendi. E më pas rimel, një blush krem për faqet dhe pak ndriçues për të theksuar mollëzat. “Në të 20-tat duhet të keni një ndriçim të mrekullueshëm në mollëza për të zbutur zonën T të fytyrës. Mos harroni duhet të ndriçoni, po jo të theksoni ndriçimin për të parë kontrastin që duhet me zonën T.

Të 30-tat dhe 40-tat

“Kur mosha kalon gjërat për të cilat ne shqetësohemi më pak janë linjat e bukura dhe ton edhe më të pabarabartë të lëkurës”, thotë Rae. Për shkak se modelja e radhës, Deb ka lëkurë të yndyrshme, ajo e përgatiti lëkurën me një primer mat, për të aplikuar më pas fondotintën e lëngshme për të ngrohur lëkurën. Në këtë moshë është shumë i nevojshëm konceleri për poshtë syve.

Për sytë Rae përdor një tontë butë, vetëm “shkëlqim” në qepallat e modeles Për të theksuar formën e syve përdori një laps ngjyrë neutrale për të përfunduar me një rimel. Rae vijon me vetullat, dhe më pas me një furçë këndore, përdori pak krem shkëlqyes për të krijuar një kontur për faqet. Ajo përfundon me një shkëlqyes buzësh gjithmonë ngjyrë natyrale.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tmerr i ripërjetuar: Zhvarrosja e eshtrave të një masakre boshnjake

Kur eshtrat dhe kafkat e 137 viktimave boshnjake të luftës u zhvarrosën...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.