Make Up, tendencat e vjeshtë-dimër

Për këtë sezon qëndrojnë ende disa tema klasike të stinëve të shkuara, por ka edhe të reja. Ngjyra natyrale e lëkurës është në planin e parë absolut, me “nude” si stil, qoftë për fytyrën dhe për buzët.

Smokey eyes nuk perëndojnë kurrë, ndërsa në plan të parë vendoset vetulla për të cilën moda është bërë pak e egër.

Ngjyrat

E kuqja është tendenca më e fortë si në veshje dhe në make up. Buzë të kuqe dhe joëshe, si në nuancat më të shndritshme dhe në tonalitetet e errëta të kumbullës. E rëndësishme është që të jenë të lëngshme dhe të shndritshme. Për sytë janë hijëzimet blu dhe të kaltër, të përshtatshme dhe për ata me sy të errët, dhe nuancat e portokallit si për sytë dhe për buzët.

Sytë

Smokey Eyes nuk njohin perëndim dhe ndihmon ato që duan një buzëkuq që bie shumë në sy, dhe me një make up që thekson sytë. Këtë dimër shikimi do të jetë gjithmonë në pamje të parë, falë dhe kontureve të bëra nga lapsi, dhe qerpikët fals.

Ngjyra e mishit

Një make up pa make up mund të themi. Është një nga pikat e forta të stinës. Fillohet me një kujdes maksimal të lëkurës, me një hidratim perfekt, pastërti e kudjesshme dhe ndonjë gjë kozmetike për të fshehur ndonjë puçër. E rëndësishme është të ruhet një efekt natyral dhe i shndritshëm, nude nëse do të ishte e mundur, me pak blush në faqe.

Vetulla

Marrin një rol të madh pasi kontribuojnë në intensitetin e shikimit. Këtë vjeshtë duhet të jenë pak të trasha, dhe pak të egëra. Nuk është nevoja ti vizatosh, por ti lësh të ndjekin në mënyrë natyrale linjën e syrit. Për të qënë më të disiplinuara mund të korrigjohen me tone pluhur, por pa ekzagjerim për një shikim të vendosur dhe sensual.

Shkruar Nga
More from Revista User

Salma Hayek: Donald Trump më ngacmoi seksualisht…

Morisë së të famshmeve, që jo vetëm kanë dalë hapur kundër Donald...
Read More