Makina bombë vret 11 persona në Mogadishu

1919353

Një sulm me makinë bombë ka vrarë dje të paktën 11 njerëz dhe ka plagosur 16, duke shpërthyer në një postbllok policie të kryeqytetit somalez, njoftonin policia dhe dëshmitarët.

Pamjet nga tregu ushqimor në Mogadishu tregonin disa trupa të shtrirë përtokë, tenda e dyqane të shkatërruar dhe ambulanca që nxitonin me të plagosurit. “I gjithë tregu është shkatërruar dhe të vrarët janë të shumtë. Numri i viktimave do të rritet”, tha koloneli i policisë Abdikadir Farah, teksa dëshmitarët thanë se ishin të paktën 10 të vdekur në vend nga shpërthimi.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për aktin, por dyshimet bien mbi grupe të lidhura me Al Kaedën si al-Shabab, të cilët kanë luftuar kundër qeverisë së Somalisë dhe kanë goditur rregullisht me sulme në qytet. Një prej sulmeve më të rënda ishte ai i gushtit, kur një makinë bombë para një hoteli të njohur pranë pallatit presidencial vrau 15 njerëz.

Shkruar Nga
More from Revista User

Cilësitë më të këqija të çdo shenje të Zodiakut!

Shumë njerëz pëlqejnë të lexojnë horoskopin sepse na ndihmon të kuptojmë pse...
Read More