Makina plot me kanabis, momenti i arrestimit

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Luzi” duke sekuestruar 44 kg lëndë narkotike, armë si dhe duke vënë në pranga dy persona.

Një person i tretë po nga fshati Luz i Fushë- Krujës është shpallur në kërkim.

Pamjet e vëna në dispozicion nga policia tregojnë se droga e paketuar në thasë është kapur në një makinë.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë Lek Biba, 33 vjeç dhe Jurgen Tufa, 23 vjeç të dy banues në Luz, Fushë-Krujë.

Operacioni u ndërmor dje (22 nëntor) në Luz, Fushë-Krujë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues shtetasin Jurgen Tufa dhe pasagjer shtetasin Lek Biba i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa, dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special  99”, kalibri 9 mm me kreher dhe fishekë.

Personi i shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen është identifikuar me inicialet F.B. 32 vjeç

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/2, 278/1/5 të Kodit Penal”.

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More