Makinat e djegura sillen në Policinë e Tiranës, pritet t’i nënshtrohen ekspertizës

grabitja-makina

Makinat e djegura që u përdorën nga autorët për grabitjen e rreth 2 milionë Eurovë në rrugën e Rinasit kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Automjetet do t’i nënshtrohen ekspertizës për të gjetur gjurmë apo prova të tjera që mund të shërbejnë për identifikimin e autorëve.

Në momentet e para të ngjarjes, për shkak të informacioneve kontradiktore u raportua se kishte dyshime që makinat e djegura nuki ishin ato që u përdorën në grabitje.

Por, kjo teori ka rezultuar e gabuar, pasi automjetet e djegura që tashmë ndodhen në policinë e kryeqytetit, janë pikërisht ato që u përdorën në grabitje. Janë dy fuoristrada, njëra “Jeep” dhe tjetra “Nissan”.

Ndërkohë, nuk dihet ende se me çfarë makina të tjera janë larguar autorët pasi dogjën dy fuoristradat dhe nëse janë ndihmuar nga persona të tjerë.

Shkruar Nga
More from Revista User

12 ditë izolimi për 500 banorë në Zapod

Pas 12 ditësh bllokim, u bë e mundur hapja e rrugës që...
Read More