Maks Velo: Nuk kemi demokraci të plotë që të them ç’mendoj për Ramën

“Diktaturat krijojnë shoqëri bipolare dhe udhëheqës bipolarë. Ne nuk e dimë ç’mendonte vërtet Mehmet Shehu”.

Kështu është shprehur Maks Velo mbi bipolarizmin që krijojnë regjimet.

Velo ishte i ftuar për të folur për librin “Përkthyesi”, botim i MapoEdition, me Alda Bardhylin dhe Klubin e Librit në UET.

I pyetur nga studentët mbi politikat kulturore të kryeministrit Rama, Velo iu referua bipolarizmit duke thënë se s’mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje pasi “s’jemi në demokraci të plotë”.

Më tej ai tregoi fëmijërinë në Paris, kohën e burgut dhe përballjen me dosjen e spiunimit.

Ai tregoi se kjo dosje do të vijë së shpejti në një libër nga Bardhyli.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Alarmi që vjen për mandatin e dytë të qeverisë nga rritja e korrupsionit

Nga Ervis Iljazaj Transparancy International publikoi mbrëmjen e së mërkurës raportin vjetor...
Read More