Maks Velo: Pas poezisë për Stalinin, mendova të mos shkruaj më



maks veloNë fundjavën që shkoi, Velo me pak miq, duke sintetizuar se si kryhen punët me librin, e njohjen e tyre për lexime të reja, ka mundur të ndërtojë një bisedë raportesh, si në të tashmen, ashtu dhe në të shkuarën… Simbolika e tij është gjithnjë një reflektim absurd me kohën e burgut, duke zbuluar se, sapo ka marrë Dosjen e tij të plotë, ku ka lexuar “dëshmi” nga më të tmerrshme nga intelektualët e kohës…

“Jam një njeri që e dua shumë letrën…pasi është si një perde, ekrani…” – në këto pak fjalë që nis prezencën e tij, në daljen e librit të tretë me poezi, “Tapeti im i kuq”, piktori Maks Velo krijon një atmosferë ontologjike se si lidhet kjo imagjinatë me një kulture tipologjike, duke iu përgjigjur letrës, qoftë si frymëzim poetik, ashtu dhe në arsyen e tij më të fortë, si piktor.

Në fundjavën që shkoi, Velo me pak miq, duke sintetizuar se si kryhen punët me librin, e njohjen e tyre për lexime të reja, ka mundur të ndërtojë një bisedë raportesh, si në të tashmen, ashtu dhe në të shkuarën, si “filli i Arianës”. Simbolika e tij është gjithnjë një reflektim absurd me kohën e burgut. Por duke hyrë në një platformë estetike pak të njohur, të paraqitjes së poezisë me imazhin, shtëpia botuese Albas nuk bën diferencën edhe për Velon. Poezitë e Velos mbajnë dhe skicën metaforizuese, bardhezi, në të njëjtën linjë të “njeriut primitiv”, atij që sipas poetit, krijon zanafillën edhe në këtë rast. Si një nga njerëzit e artit, të lidhur në mënyrë të çuditshme me kujtimet, si ndjekje e pashmangshme, dhe në këtë rast, Velo ka kujtuar episode nga diktatura, kur në Korçën e tij vendosej ekrani i pëlhurës, në ngjashmëri me “letrën e tij”, se si gjysma e njerëzisë në komunizëm recitonin Majakovksin. Në këtë kohë, Velo flet për poezinë e tij të parë, që ishte për Stalinin. Pas kësaj “përvoje” piktori thotë se nuk mendoi më për poezinë. Ndërsa nuk i shmanget ligjëratës mbi pikturën e tij, refleksionet mbi artin primitiv, të përfshira në studime.

Në fakt, si artist, Velo krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë, sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar. Edhe ky vëllim poetik, duket se mban më tepër “angazhim” të kësaj natyre. I dënuar në regjimin komunist për mospërshtatje të krijimtarisë me ideologjinë, Velo ka vazhduar të ruajë “dorën” si krijues. “Jam origjinal, por jo poet profesionist”, pranon me modesti Maks Velo. Në këtë rast, nuk ka qëndruar pa sjellë “Spaçin e tij”, çfarë e ka tronditur në ditën e parë të burgut. “Ishte korrik, vapë…një ditë e tmerrshme”. “U tmerrova” -ka kujtuar për Spaçin. Vazhdon se e ka pritur te dera kolegu i tij, piktori i njohur Edison Gjergo, kur në një moment ka dëgjuar një zhurmë të rëndë. “Sapo u hodh një njeri, nga kati III, do vriste veten. U tremba”. Ka një simbiozë rrëfimi në këtë ngjarje për Velon, e para, lidhet me një nga “arsyet” e vetëvrasjes, dhe e dyta, për njeriun enigmatik që donte të vetëvritej, pak ditë ia kishte mësuar arsyen, pothuaj pas 50 vitesh…nuk janë raste të pakta që gati “injorohen”, mjaft raste të burgimit politik në diktaturë, si kjo që tregoi Velo, me arsyen se lidhej me histori dashurie, braktisje e detyruar nga regjimi të të dashurave.

Një rast grotesk. Por prej kësaj ngjarjeje, thotë: “Jemi shteti më grotesk, se ne, në të gjithë kohërat, jemi gjysmë palaço, dhe kur ngjarjet, dhe njerëzit nuk lidhen me logjikën kalon tek e qeshura”. Kështu vëllimi “Tapeti im i kuq” shkel edhe në gurë varresh si tërheqje dhe kërkim te njeriu i kaluar, jetët e të tjerëve, si presohen. “Është interesante të shoh si ka qenë njeriu primitiv, duke menduar edhe poetikisht si afrohen me tingujt”. Me këtë rast tërheqjeje, Velo thotë se arriti të shpëtojë edhe nga socrealizmi, duke kërkuar në imazhe të hershme, sidomos te poezia popullore. Velo thotë se duhet rivlerësuar bizanti, me mendimin e tij se aty gjenden vlerat, si rastin jo më të mirë, por më të saktë për vlerat që la, referuar ikonave apo afreskeve. Këto imazhe që ka mbartur, Velo thotë se e kanë ndjekur gjithë jetën, hyrë tek ai “dhunshëm”, me detyrim. Në fund e shpreh duke thënë se mund të kishte bërë më shumë në pikturë, por “ky vend më ka penguar”, pse në kujtesën ruan hidhërimin se si janë djegur në diktaturë mbi 200 punë. “Intelektualët dhe artistët tanë, janë injorantë dhe të këqij”, thotë Velo, duke zbuluar se ka shtënë në dorë dosjen e tij, të plotë, ku ka lexuar “gjëra të tmerrshme”…!

V.Murati

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Kelly shkon tek Trump: Nga grindja në një farsë…

Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump deklaroi në një intervistë...
Read More