Maldive, parajsa në tokë

Zhytje në ujërat e pikturuar në ngjyrë blu e të kristalta. Ishujt Maldive janë një destinacion që të çojnë në një dimension tjetër, ku harron çdo gjë dhe i dorëzohesh magjisë.

Maldive 1

Picture 1 of 18

Përse ky destinacion?

Janë përcaktuar si një nga “këndet” e parajsës, ku mund të harrosh botën dhe t’i gëzohesh qetësisë së pafund, qoftë kjo edhe për një kohë të shkurtër. Ishujt Maldive janë një destinacion ku termi kohë nuk ekziston, një vend gati-gati i shenjtë dhe që është mbrojtur si i tillë nga duart e njerëzimit.

Ajo që e bën të veçantë këtë ishull që gjendet në juglindje të Indisë janë 26 ishujt e vegjël natyrorë të rrethuar nga ujërat kristalorë të Oqeanit Indian, mes barrierave koralore dhe plazheve me rërë të bardhë. Është një strehë që të bën të harrosh gjithçka. Koha e lirë mund të kalohet mes banjave dhe shijimit të qetësisë, por nuk mungojnë edhe aktivitetet e shumta sportive, si sërfi, noti, rrëshqitja në ujë apo zhytjet.

Çdo vend i ishujve Maldive është magjepsës. Vera në këtë ishull ofron temperatura të pranueshme që luhaten rreth 30°C. Kjo temperaturë ruhet gjatë gjithë kohës. Edhe popullsia që jeton në këtë zonë është mikpritëse dhe gjithmonë sigurohet që pushuesve të mos u mungojë asgjë.

Një fakt trishtues për këtë zonë është rreziku i ndjeshëm i ngrohjes globale. Rritja me dy gradë e temperaturave do të bënte që ishulli të “gëlltitej” nga oqeani. Pikërisht për këtë arsye, në këtë zonë, kujdesi ndaj mjedisit dhe mbrojtja e tij janë parësore. Gjithçka është sistemuar në respekt me ishullin dhe me fokus ekologjinë, siç është resorti Baros Maldives, një zgjidhje perfekte për të hyrë në harmoni me magjinë e vendit. Aty çdo gjë rrethohet nga komoditeti. Vilat janë të arreduara me shumë shije dhe të ofrojnë relaks total. Mund të zgjidhni të akomodoheni edhe te vilat mbi ujë, një përvojë vërtet unike.

Mund të thuhet me plot gojën se Maldivet janë parajsa e pushuesve. Nëse doni të kaloni pushimet e jetës, duhet të bëni një prenotim për aty. Çmimet për në suitat më të bukura nisin nga 900 dollarë nata e deri në 46 mijë dollarë për natë.

Nëse i përballoni dot…

Shkruar Nga
More from Revista User

Si do jetë parashikimi i motit për sot?

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të jenë nën dominimin e motit...
Read More