Mami Zaimina i bën dhuratën luksoze vajzës së saj, Khloe për 7-mujorin e lindjes

Në 29 janar të këtij viti Zaimina Vasjari solli në jetë fëmijën e saj të parë, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe.

Nga momentet e para të ardhjes në jetë të vogëlushes dhe deri tani, mami Zaimina ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ momentet më të bukura të vogëlushes.

Edhe sot në 7 mujorin e lindjes nuk mund të mungonte një postim i veçantë. Zaimina ka publikuar një foto nga mbrapa të Khloes ku shkruan: “Gëzuar 7 mujorin e lindjes e ëmbla ime”.

Përpos fotos ajo që bie në sy është dhurata që këngëtarja i ka bërë së bijës. Në sfond duken një palë këpucë rozë për vajza të firmës së njohur “Gucci”.

 

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Policia zbarkon në ‘Santa Quaranta’: Fati i trishtë i një resorti

  Kur u hap për herë të parë, resorti ‘Santa Quaranta’ dukej...
Read More