Manjani: Shumë shpejt Ministria e Brendshme e Tahirit do na duket lule


Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në facebook thotë se operacioni i promovuar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ka nisur pa patur policë.

Ai i referohet një njoftimi zyrtar të policisë që thotë se kërkon policë të kualifikuar për Task-forcën e operacionit “Forca e Ligjit”. “

Një çudi e paparë e dëgjuar deri më sot!

Dmth qenka bërë një Task-forcë dhe është njoftuar një operacion policor, por spaska patur policë?”, shkruan Manjani.

Më tej, duke iu referuar kritereve të vendosura për policët, ai hedh dyshime se Byroja e Hetimit po krijohet pikërisht nga Xhafa.

“Ministri i Brendshëm deri më sot kish bërë përpjekje titanike për tu shitur ndryshe, por ja ku i dolën dhe lakrat.

Pra na paskan gênjyer paq për operacionin “Forca e Ligjit”.

Normalisht kanë gënjyer edhe ambasadat aleate, amerikanët në veçanti.

Normal, këto kohë Rilindja ka qenë kundër amerikanëve.

Këta të fundit nuk po i marrim më vesh me kë janë.

Në fakt nuk më intereson shumë mashtrimi me operacionin pa policë, se kjo është bërë rutinë e Rilindjes.

Ka një gjë tjetër më të keqe që po fshihet.

Policia e Shtetit dhe veçanërisht Ministria e Brendshme po rikthen (rilind) metodat dhe strukturat famëkeqe të së shkuarës, e kohës së Ministrit.

Kjo është e rrezikshme dhe kërkon vemendje të shtuar!

Shumë shpejt ministria e Saimir Tahirit do na duket një lule”, shkruan Manjani.

“Njoftimi që është bërë, ka përdorur kriteret e ligjit për Byronë e Hetimit.

Pra Ministria e Brendshme po i paraprin krijimit të BKH me emërime. Kontroll i drejtësisë nga më të rrezikshmit, quhet ky fenomen.

Është momenti që edhe Aleatët të sqarojnë ç’duan të bëjnë me këtë vend: rikthim të diktaturës komuniste, apo zhvillim të shtetit demokratik me drejtësi të pavarur.

Shenjat tregojnë rrezik të lartë”,- shkruan Manjani në facebook.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Suedia thërret ambasadorin rus pas akuzave për gazin nervor

  Ministria suedeze e Punëve të Jashtme njoftoi sot se ka thërritur...
Read More