Manojlloviq, i shqetësuar për serbët e tij: Ne urrehemi dhe grindemi



romeo dhe zhuljetaNuk bëhet fjalë për një mendim politik, ashtu siç mund të jetë lexuar prej 500 vjetësh drama angleze, edhe pse njihet si një dashuri e ndaluar ajo e Romeos dhe Xhuljetës, së Shekspirit. Për regjisorin e njohur serb, repriza e tij ka mend dhe guxim. Duket një qëndrim diplomatik, kur kemi parasysh se “Romeo dhe Xhuljeta”, e vënë në kryqëzimin Beograd -Kosovë-Tiranë, shfaq në veçanti një prezencë nacionale, edhe pse nuk urrehet “i huaji”

Nuk bëhet fjalë për një mendim politik, ashtu siç mund të jetë lexuar prej 500 vjetësh drama angleze, edhe pse njihet si një dashuri e ndaluar ajo e Romeo dhe Xhuljetës, së Shekspirit. Për regjisorin e njohur serb, repriza e tij ka mend dhe guxim. Duket një qëndrim diplomatik, kur kemi parasysh se “Romeo dhe Xhuljeta”, e vënë në kryqëzimin Beograd -Kosovë-Tiranë, shfaq në veçanti një prezencë nacionale, edhe pse nuk urrehet “i huaji”. Fjalët kyçe, si: urrejtja, dashuria dhe gjuha si urë dhe mure – krijojnë një profil shqetësues për regjisorin serb, me ardhjen e kësaj vepre si një marrëdhënie e vështirë mes popullit serb dhe atij shqiptar, duke pranuar realitetin, ashtu siç vjen me mosdurim, konflikte, mosmarrëveshje dhe grindje… por që një qëndrim politik, Manojlloviq e kthen në bindje, se ngjarjet e shfaqjes japin kohën e sotme në Veronë, duke mos pasqyruar ngjyrimet tona lokale.

Me këtë perceptim, vjen shfaqja e përbashkët serbo-shqiptare “Romeo dhe Xhuljeta”, nga Uilliam Shekspiri, në regji të Predrag Miki Manojlloviq, prodhuar nga Radionica Integracija (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë), e cila do të shfaqet në Tiranë, në Teatrin Kombëtar, më datë 7 dhe 8 qershor.

Në shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur: Uliks Fehmiu, Anita Manciq, Mensur Safçiu, Tristan Halilaj, Milica Janevski, Jovana Gavriloviq, Edona Reshitaj, Nikola Rakoceviq, Arta Selimi Nebojsa Glogovac, Faris Berisha, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Natasa Tapuskoviq e Miki Manojlloviq. Ndërsa do të mbahet në Teatrin Kombëtar konferenca për mediat, do të jetë i pranishëm regjisori Manojloviq, Jeton Neziraj, edhe aktorët: Uliks Fehmiu, Anita Mançiq, Mensur Safqiu, Tristan Halilaj, Jovana Gavriloviq e Milica Janevski.

Turi do të vazhdojë dhe në “oborrin” e kryeministrisë, në qendrën COD, ku do të shfaqet filmi dokumentar “An Equation With One Unknown”, mbi realizimin e “Romeo dhe Xhuljetës”, si dhe do të diskutohet mbi filmin dhe mbi projektin e shfaqjes.

“Romeo dhe Xhuljeta” ka pasur premierën në prill 2015, në Teatrin Kombëtar në Beograd, për t’u pasuar me premierën në Kosovë në maj 2015, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Repriza të tjera janë dhënë pastaj edhe në Zagreb, Sarajevë dhe Beograd.

Për këtë shfaqje, regjisori Manojlloviq mësojmë të jetë shprehur se “Kjo shfaqje nuk është refleks i mendimit politik, por vepër e njerëzve që kanë talent, mend dhe guxim. Secili nga pjesëmarrësit e do kombin e vet dhe nuk e urren të huajin. Është gjë e madhe që rreth këtij projekti janë mbledhur artistët nga Beogradi dhe Prishtina, duke bashkëpunuar me zemër dhe fuqi të plotë. Ngjarja e shfaqjes zhvillohet në kohën e sotme, në Veronë, pra nuk i pasqyron ngjyrimet tona lokale. Fjalët kyçe të saj janë urrejtja, dashuria dhe gjuha si urë dhe mure. Mes popullit serb dhe atij shqiptar, edhe më tej ka mosdurime, konflikte, mosmarrëveshje dhe grindje. Përvojat e raporteve post-konfliktuale mes ish-republikave jugosllave tregojnë se kultura ka qenë ndër fushat e para ku është arritur që të kapërcehen barrierat, si ato territoriale, ashtu edhe të raporteve ndërnjerëzore. Shfaqja shpejt dhe pa dhimbje ua hapi rrugën tolerancës dhe dialogut mes kulturave. Shfaqja “Romeo dhe Xhuljeta” është dëshmi serioze se komunikimi dhe bashkëpunimi mes artistëve kosovarë dhe serbë është i mundshëm. Ky projekt i ndërlikuar ka zgjuar interesimin e opinionit të gjerë dhe shpresoj se ka ndikuar edhe në ndryshimin e ndërgjegjes së individëve”.

Regjisori serb: Serbët e shqiptarët, një komunikim i mundshëm

“Është gjë e madhe që rreth këtij projekti janë mbledhur artistët nga Beogradi dhe Prishtina, duke bashkëpunuar me zemër dhe fuqi të plotë. Ngjarja e shfaqjes zhvillohet në kohën e sotme, në Veronë, pra nuk i pasqyron ngjyrimet tona lokale… Mes popullit serb dhe atij shqiptar, edhe me tej ka mosdurime, konflikte, mosmarrëveshje dhe grindje. Përvojat e raporteve post-konfliktuale mes ish-republikave jugosllave tregojnë se kultura ka qenë ndër fushat e para ku është arritur që të kapërcehen barrierat, si ato territoriale, ashtu edhe të raporteve ndërnjerëzore. Shfaqja shpejt dhe pa dhimbje ua hapi rrugën tolerancës dhe dialogut mes kulturave. Shfaqja “Romeo dhe Xhuljeta” është dëshmi serioze se komunikimi dhe bashkëpunimi mes artistëve kosovarë dhe serbë është i mundshëm. Ky projekt i ndërlikuar ka zgjuar interesimin e opinionit të gjerë dhe shpresoj se ka ndikuar edhe në ndryshimin e ndërgjegjes së individëve”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Arben Tafaj: E vjetra Tiranë moderne

Ruan të fortë në memorie kohët kur shtëpitë tiranase ndaheshin nga avllitë....
Read More