Manovra të përbashkëta në Detin e Zi



detiizi

Mbi 700 trupa rumune, amerikane dhe britanike do të zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarake gjatë tri ditëve në vazhdim, në ujërat territoriale rumune të Detit të Zi.

Sipas një komunikate për median, lëshuar nga Forcat Detare Rumune, fregatat ”Mbreti Ferdinand” , ”Lejtënanti Dimitrie Nicolescu” dhe anija minakërkuese ”Lupu Dinescu”, së bashku me destrojerin amerikan ”Oscar Austin” do të performojnë procedura të luftimeve kundër nëndetëseve si edhe kundër kërcënimeve në sipërfaqe.

Manovra ushtarake ajrore janë gjithashtu në axhendë, ndërkohë që ”armiku” do të simulohet nga dy avionë rumunë, tip MiG21 dhe dy avionë amerikanë tip ”Typhoon”.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ndalohen 20 persona të dyshuar për lidhje me ISIS

Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit nën akuzën...
Read More