MAPO ROZE/ Genta Gjalpi: Unë nuk bëj dallime Veri apo Jug

Ajo njihet ndryshe si Genta e ‘Big Brother 5’. Mbetet një nga personazhet më të komentuara të momentit në Shqipëri për postimet e saj në rrjetet sociale, për fotot e guximshme që jo kushdo do t’i shpërndante me fansat. Pavarësisht kalimit të viteve impakti që ka publiku për të mbetet pozitiv. Duhet të themi që pjesëmarrja në një edicion si ‘Big Brother’ i ka hapur shumë rrugë një vajze të thjeshtë nga qyteti i Korçës. Sot atë e shohim në krah të personazheve dhe figurave të njohura të estradës dhe si duket ajo ndihet e kënaqur për jetën që po bën. Iniciativa e disa individëve ndonjëherë e ka synimin të paracaktuar, për të dalë nga një jetë disi e mbyllur e për t’u bërë pjesë e metropolit dhe jetës së vrullshme, famës dhe udhëtimeve të pafundme. Në këtë intervistë Genta, ajo vajza e thjeshtë që deri para pak kohësh nuk njihej në publik, foli rreth njerëzve më të dashur për të, çfarë e nxiti të merrte pjesë në një ‘reality show’, ndikimet që pati në jetën e saj etj.

Publiku të njeh si Genta e ‘Big Brother 5’. Por çfarë të nxiti që të marrësh pjesë në një edicion të komentuar në shumë aspekte?

Në fakt për të thënë të vërtetën ia vlen të theksoj se asgjë nuk ka qenë e paramenduar. Në atë periudhë kam qenë shumë e vogël edhe nuk është se e mendova shumë gjatë. Mora pjesë më shumë për kënaqësi, për qejf.

Çfarë ndikimesh pozitive dhe negative solli pjesëmarrja jote në ‘Big Brother’?

Formate të tilla kanë shikueshmëri të lartë, kështu që sigurisht publiku të njeh më lehtë me kalimin e kohës. Marrja pjesë tek ‘Big-u’ ka ndikuar si pozitivisht por edhe negativisht mund të them. Jeta ime ka qenë shumë ndryshe më parë, aktivitete, përditshmëria ime. Dhe thuajse çdo gjë është ndryshuar në këto momente që flasim.

Çfarë raporti ka Genta me mediat dhe rrjetet sociale dhe pse?

Portalet janë shumë të fëlliqura, drejtohen nga persona anonimë të panjohur, që marrin të drejtën të shkruajnë pa pasur informacione të sakta për individin në fjalë. Shumica e tyre nuk kanë kualifikimin e duhur që do të thotë arsimin përkatës dhe them se kjo gjë i bën në një farë mënyre që të abuzojnë shumë me çdo gjë tënden. Portalet dhe shumica e rrjeteve sociale i nxjerrin lajmet tendencioze, mezi po pres ligjin e ri që t’i zhdukë totalisht.

Të kemi parë shpesh në shoqërinë e Xhani Demikës. Cila është ajo gjë që ju bashkon për t’ju parë tërë kohës së bashku?

Po është e vërtetë kjo që konstatuat. Xhani është pothuajse si familja ime. Ne jemi miq të vjetër dhe kalojmë një kohë të konsiderueshme me njëri-tjetrin.

A beson Genta në miqësi? A është e zgjeruar miqësia juaj apo jeni skeptike në këtë pjesë dhe jeni për atë shprehjen e famshme “Pak dhe saktë”?

Në fakt rrethi im shoqëror nuk është shumë i zgjeruar. Preferoj më mirë kështu. Kjo do të thotë që kam ‘Pak dhe saktë’. Këta miq janë prej vitesh aty pranë meje, megjithatë nuk jam kundra miqësive të reja. Një shok apo një shoqe e re kurrë nuk është problem, madje mire se të vijnë.

Personi pa të cilin nuk bëni dot është?

Në fakt janë dy. Gjyshi dhe gjyshja ime janë nga njerëzit që dua më shumë në këtë botë dhe pa të cilët nuk do të bëja dot kurrë.

Cili është statusi juaj aktual?

Jam e lidhur.

Për çfarë revoltoheni shpesh gjë e cila ndikon dhe në ndryshimin e humorit tuaj?

Revoltohem nga shpikjet, bullizmi, varfëria. Jam shumë njeri solar dhe çdo gjë që më jep negativitet më revolton dhe mërzit pafund.

Sa e lidhur jeni me familjen?

Në fakt jam shumë e lidhur me familjen, prandaj shkoj shumë shpesh në Greqi, atje ku dhe ata jetojnë.

Si është një ditë e zakonshme e Gentës?

Zgjohem, iki në punë, realizoj takime të ndryshme, kaloj kohë me miqtë e mi në ndonjë kafene. Dhe ajo pas të cilës Genta është e fiksuar për publikun shqiptar që ndoshta nuk e di, janë punët e shtëpisë. Realisht kaloj shumë kohë duke ju dedikuar pastrimit të shtëpisë.

Deklarata e thuajse dy muajve më parë bëri një bujë të jashtëzakonshme kur ju në një nga opsionet e Instagramit u shprehët, që nuk do të ishit lidhur kurrë me një “malok”. Çfarë nuk ju pëlqen te “malokët” dhe a keni përjetuar një eksperiencë të tillë që nuk ju ka lënë mbresa të mira?

Në atë kohë u bë një bujë e madhe për aq pak sa u tha, por çdo gjë ishte në kuadër të shakasë sepse kam shumë respekt për Shqipërinë edhe shqiptarët. Unë nuk bëj dallime Veri apo Jug.

Me çfarë po merret Genta aktualisht?

Jam e angazhuar në këto momente me disa reklama. E vërteta është se asnjëherë nuk rri kot, asnjë sekondë nuk më kalon pa lëvizur. Më pëlqen të jem aktive.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Të shkruaje shqip në Arbërinë e Skënderbeut dhe Formula e Pagëzimit

Nga Genciana Abazi-Egro* Dokumenti më i vjetër, i mbijetuar, që shqiptarët kanë...
Read More