Maqedonia “flet” shqip, Talat Xhaferi: Kuvendi votoi ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, Urime!

 

Deputetët maqedonas kanë miratuar dje, në mesin e një seance të tensionuar, ligjin për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk janë shqyrtuar aspak amendamentet e VMRO-DPMNE-së, raporton TCH.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ish-udhëheqësi i VMRO-së dhe deputet aktual i kësaj partie është ngritur nga vendi i tij dhe së bashku me deputetët e tjerë është drejtuar te Talat Xhaferi për t’i thënë se kërkojnë shqyrtimin e amendamenteve, pasi Xhaferi hapi diskutimin për ligjin për gjuhën.

Gruevski është kapur nga pamjet teksa e ka lagur me një gotë uji kryeparlamentarin. I ndodhur nën këtë trysni, Xhaferi kërkoi 15 minuta pushim e doli nga salla, moment kur Gruevski ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht, por pa mundur për shkak të ndërhyrjes së sigurimit të Kuvendit.

Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka përshëndetur miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Ai ka uruar shqiptarët e Maqedonisë përmes një statusi në fb, për këtë zhvillim të rëndësishëm sa i takon garantimit të të drejtave të tyre në Maqedoni.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk u shqyrtuan amendamentet e VMRO-DPMNE-së.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Kroaci-Angli përballen në “Luzhniki” për finalen e madhe

    Franca është skuadra e parë finaliste e Kupës së Botës,...
Read More