Maqedonia, i vetmi vend në Ballkan që ka bërë renditjen e universiteteve

Për sa i përket rajonit tonë, vetëm Maqedonia është i vetmi vend në rajon që ka bërë renditjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në Maqedoni firmosi në shkurt të vitit 2011 një marrëveshje 5-vjeçare me Academic Ranking of World Universities (ARWU) për të kualifikuar dhe për të bërë një renditje të 19 Institucioneve të Arsimit të lartë në Maqedoni.

Ndërkohë në Shqipëri janë bërë vetëm dy përpjekje për të bërë një lloj rankimi të universiteteve por që kanë ngelur vetëm në fashën e akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Përpjekja e parë ka qenë në vitin 2011 nga kompania gjermane CHE (Center for Higher Education) University Ranking, si dhe nga Agjencia Britanike “Quality Assurance Agency” QAA kur në muajin shtator të vitit 2016 përfaqësues të kompanisë kanë qenë në Institucionet e Arsimit të Lartë duke marrë këto të fundit në vlerësim për 5 fushat kryesore: Organizimi dhe menaxhimi; burimet njerëzore; mësimdhënia; kurrikulat dhe mbështetja e studentëve. Por që edhe kjo përpjekje ngelet vetëm në kuadrin e akreditimit institucional dhe nuk ka dhënë një produkt të mirëfilltë për renditjen e IAL-ve në Shqipëri.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Telefonatat dhe e-mail-et mashtruese, ja si të mbroni të dhënat dhe asetet tuaja…

  Mashtrimi me thirrjet telefonike me numrat me prefiks ndërkombëtar janë paditur...
Read More