Margot Robbie pas ‘Suicide Squad’ kërcënohet me vdekje

Aktorja e famshme australiane arriti kulmin e karrierës së saj pas rolit të Harley Quinn në filmin e famshëm “Suicide Squad”.

Në një intervistë për “The Hollywood Reporter” ajo është shprehur se fama ka shumë pasoja dhe disa nga këto të kushtojnë shumë para. Pas premirës së këtij filmi 27-vjeçarja ka treguar se persona të paidentifikuar dërgonin letra në shtëpinë e saj ku e kërcënonin me vdekje.

Gjithashtu djem të panjohur e ndiqnin nga pas kudo që shkonte duke e trembur dhe frikësuar. Para se të bëhej kaq e famshme aktorja kurrë nuk ka pasur truprojë me vete ndërsa kjo situata ndryshoi për një kohë kaq të shkurtër.

Të marrësh truproje që të të shoqërojnë në evente të ndryshme dhe të ruajnë 24/24 shtëpinë kushton mbi 2000 dollarë në ditë, shumë kjo që për Margot Robbie është e kripur. Ajo e mbylli intervistën e saj duke thënë se kjo mënyrë kaq e shtrenjtë jetese është e domosdoshme kur je personazh i njohur për këtë arsye ajo po punon më fort, këtë herë jo për famë por për para.

Shkruar Nga
More from Revista User

Intervista në televizioni i bashkon ish të dashurit

Helen Mirren dhe Liam Neeson ndoshta kanë pasur ritakimin më interesant me...
Read More