Marina rrëfen historinë e jetës: Ja si u njoha me Getin

Janë një nga çiftet më të dashur për publikun e po ashtu edhe një nga çiftet më të komentuara në shoëbizin shqiptar. Ndonëse në fillim janë munduar që lidhjen e tyre ta mbajnë të fshehtë, kjo ka qenë e pamundur dhe shpeshherë lidhja e tyre e së fundmi martesa kanë qenë kryefjala e mediave rozë.

Marina 1

Picture 1 of 8

Edhe pse në media gjithçka filloi kur dyshja kapej mat së bashku, se si nisi historia e tyre e dashurisë askush nuk e dinte, por për herë të parë Marina e tregoi dje në “Xing me Ermalin” sesi është njohur me Getoarin.

“Historinë tonë e kemi pasur shumë të avashtë. Kemi dashur që lidhja jonë të mbetej private por ka qenë e pamundur. Në fillim kemi pasur kontakte nga puna pornuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jonë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë derisa erdhi një moment dhe më tha: Duhet të takohem me ty”, tregoi Marina.

“Përgjigja ime ishte: Pse duhet të takohem me ty? S’na lidh asgjë. Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë?”, tha moderatorja. Ndërsa Geti i ishte përgjigjur: “Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë (dhe një emoji duke shkelur syrin)”.

“Nga ai moment nuk i ktheva më përgjigje. Thashë ky nuk qenka mirë, paska të tjera qëllime me mua”, tregoi Marina duke shtuar se nuk i kishte kthyer Getoarit përgjigje për një kohë të gjatë. Më pas reperi i kishte shkruar sërish: “Hë mi ti pse s’kthe përgjigje? T’ka ngel hatri?”. “Jo, jo por jam shumë e zënë me punë”, ja kishte kthyer Marina. “Tani do vij në Tiranë dhe sapo të vij do të marr në telefon të takohemi për kafe”, i kishte shkruajtur Getoari.

“Geti vjen në Tiranë dhe poston foto që ishte në Tiranë. Unë ndërkohë e pashë në Instagram dhe urgjent postova foto që jam në punë që mos ta takoja dhe kur të më shkruante t’i thoja jam në punë. Dhe postoja foto nga puna tërë kohën që gjasme jam në punë”, tregoi Marina. “Kaloi 1 ditë, kaloi 2 ditë, s’mori më. Më pas më shkruajti prapë: “Sapo të vij në Tiranë do të takoj” dhe unë përsëri të njëjtën gjë. Derisa kaloi shumë kohë dhe më vonë u takuam dhe u dashuruam”, përfundoi moderatorja.

Shkruar Nga
More from Revista User

Presidencialet franceze, Fillon: Do të kemi kufij të vërtetë me Evropën

Kandidati presidencial o konservatorëve të Francës, François Fillon, u zotua dje të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.