“Mario, më vjen keq…”

Gjermania ka nisur misionin për mbrojtjen e titullit të kampiones së botës në futboll.

Trajneri Jogi Loew, 58 vjeç, prezantoi sot 27 lojtarët me të cilët do të nisë përgatitjet për Botërorin e Rusisë.

Surpriza e madhe? Në ekip mungon heroi i madh i Gjermanisë, Mario Goetze, 25 vjeç

“Nuk është thjesht në formë. Më vjen keq Mario, shpresoj që pas pushimeve të verës të kesh një fillim të ri,” tha trajneri, që nga ana e tij ka zgjatur kontratën deri në vitin 2022.

Deri më 4 qershor, ekipi duhet të zbresë në 23 lojtarë, që do nisin sfidën e Botërorit.

SKUADRA

Portierë: Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Manuel Neuer (Bayern Munich), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (Paris Saint-Germain);

Mbrojtës: Matthias Ginter (Borussia Monchengladbach), Jonas Hector (Cologne), Jerome Boateng, Mats Hummels, Niklas Sule and Joshua Kimmich (Bayern Munich), Marvin Plattenhardt (Hertha Berlin), Antonio Rudiger (Chelsea), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen);

Mesfushorë dhe sulmues: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (Paris Saint-Germain), Mario Gomez (Vfb Stuttgart), Leon Goretzka (Schalke 04), Ilkay Gundogan dhe Leroy Sane (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Thomas Muller dhe Sebastien Rudy (Bayern Munich), Mesut Ozil (Arsenal), Nils Petersen (SC Freiburg), Marco Reus (Borussia Dortmund), Timo Werner (RB Leipzig).

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zbulohet letra e rrallë/ Si i shpëtoi qindra hebrenjtë e Beratit komandanti i Ballit Kombëtar

Studiuesi i arkivës Erald Kapri ka publikuar për herë të parë një...
Read More