Marjana Kondi: E kuqja e teatrit, një ngjyrë, gjendje shpirtërore dhe një kujtim…

Aktorja e njohur Marjana Kondi ka reaguar në lidhje me debatin për shembjen ose jo të Teatrit Kombëtar. Me anë të një statusi në Facebook, aktorja Kondi është shprehur se është pro ndërtimit të një teatri të ri. “Sot nuk dua që historia të përsëritet, por si artiste e skenës nuk mund të jem indiferente ndaj kauzës së prishjes dhe rindërtimit të “Teatrit Kombëtar” dhe zgjedh të jem faktor në krah të kolegëve. Gjithmonë realiste, në mbrojtje të artit dhe institucioneve kulturore”, shkruan ndër të tjera aktorja.

Postimi i plotë: “E kuqja e teatrit, një ngjyrë, gjendje shpirtërore dhe një kujtim… Kujtimet mbeten. Impresionin e parë si aktore ajo sallë ma transmetoi nëpërmjet të kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife. Nuk shihja për herë të parë teatër të këtij stili,por ndjesia ishte e tillë. Atyre viteve unë isha nismëtare e një kauze për mbrojtjen e “Estradës së Shtetit” sëbashku me kolegë të mi. Sot nuk dua që historia të përsëritet, por si artiste e skenës nuk mund

të jem indiferente ndaj kauzës së prishjes dhe rindërtimit të “Teatrit Kombëtar” dhe zgjedh të jem faktor në krah të kolegëve. Gjithmonë realiste, në mbrojtje të artit dhe institucioneve kulturore. Perdja e kuqe e “Teatrit Kombëtar” e cila më impresionoi aq shumë, nuk arriti të më zërë sytë dhe la zbuluar teatrin përpara meje. Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shteterore. E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante. Të tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të

kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente

bashkëkohore pune për aktorët. Dhe këtë se kërkoj për vete por për gjeneratat qe do vijnë. Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues).

Jam e dëshiruar të luaj në një skenë të tillë. Një skenë e cila i përgjigjet më së miri nivelit artistik të kolegëve të mi. Një teatër i cili lejon të prehen të qetë shpirtrat e emrave të mëdhenj që kanë dhënë aq shumë për artin shqiptar. Unë si person nuk pushtohem nga nostalgjia. Më pëlqen e reja, modernia, e ardhmja…Ndaj mbështes cdo iniciativë që kërkon ti jap kombit, qytetit, publikut,

aktorve, regjisorëve një teatër qe kemi dashur, por pa gjymtuar shtratin e sotshem te teatrit. E cilësoj, pa cënuar shtratin e sotshëm të teatrit.

Thyhem kur flitet për teatrin sepse i kam një teater e shpirt. Ne duhet të shtrëngojmë në zemër të kaluarën dhe të drejtojmë shikimin nga e ardhmja. Me shpresën që të bëhet më e mira për të gjithë ne.”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Chopra dhe Jonas në lidhje serioze?

Duket sikur lidhja midis yllit të muzikës Nick Jonas dhe aktores Pryianka...
Read More