Mark Frroku nuk ka vrarë! Apeli i jep pafajsinë për akuzën e vrasjes


Një tjetër vendim gjykate është dhënë ditën e sotme, ku Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për ish-deputetin kristiandemokrat, Mark Frroku. 

Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme. Frroku më parë ishte dënuar me 7 vite e 5 muaj burg, ndërsa Apeli sot e ka dënuar me 6 vite burg.

Frroku që më parë akuzohej edhe për një vrasje e cila supozohej se ishte kryer prej tij në Belgjikë, tani është dënuar vetëm për fshehje pasurie dhe mosdeklarim të të ardhurave.

Frroku kishte kërkuar pafajësi në Gjykatën e Apelit, por kjo e fundit i ka hequr 17 muaj nga dënimi, duke e dënuar me 6 vite burg.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Arrestohet ‘kapoja’ i drogës nga Burreli: Kërcënoi prokurorin

Ndalohet një person i shumëkërkuar i dyshuar si organizatori i një grupi...
Read More