Mark Zuckerberg: Edhe të dhënat e mia personale janë keqpërdorur!

 

Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg ka zbuluar se ai është një nga personat e prekur nga skandali i keqpërdorimit të të dhënave.

Në seancën e dytë të dëgjimit para Kongresit amerikan, themeluesi i platformës sociale gjithashtu zbuloi se firma e tij po shqyrton mundësinë e veprimit ndaj Universitetit të Cambridge, vendi ku u mblodhën të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook, të cilat më pas ju shitën zyrës së konsulencës Cambridge Analytica.

Sipas dëshmisë, Zuckerberg ka kuptuar vetëm së fundmi përfshirjen e universitetit në skandalin në fjalë.

Seanca e dytë e pyetje-përgjigjeve mes Zuckerberg dhe senatorëve ishte dinamike se dëgjesa e të martës, por në momente të caktuara, ligjbërësit kanë shfaqur irritim dhe lodhje nga përgjigjet jo të drejtpërdrejta dhe të qarta të themeluesit të Facebook.

Republikania Marsha Blackburn madje akuzoi miliarderin 33-vjeçar se po përpiqej të pengonte gjithë procesin e marrjes në pyetje, duke mos dhënë asnjë përgjigje të vërtetë.

Ligjbërësit vunë në dyshim këmbënguljen e vazhdueshme të Zuckerberg se përdoruesit e Facebook kanë kontroll tërësor mbi të dhënat e tyre.

Ata argumentuan se kjo nuk përputhet me praktikën e firmës për t’i dhënë reklamuesve akses tek “pëlqimet” apo sjelle të tjera të një personi që zotëron një llogari në platformën sociale.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Ertrugrul” dërgohet me forcë në gjykatën turke

    Një gjykatë turke ka vendosur që aktori i njohur, Engin...
Read More