Marketingu i industrisë së pijeve dhe ushqimit po vret fëmijët

marketingu_i_ushqimit_femijeve

Një studim i revistës kanadezeHeart & Stroke tregonte kësaj jave se fëmijët rrezikohen nga bombardimi me mesazhet komerciale të industrive për produktet e tyre të dëmshme, dhe kjo po u shkatërron shëndetin. Industritë po shpenzojnë miliona dollarë me reklamat në media, teksa studimet tregojnë se 90 për qind e produkteve të promovuara në televizion dhe internet janë të dëmshme për shëndetin e tyre.

Një nga mënyrat më efektive për ndalimin e tendencës vrasëse është kufizimi i marketingut komercial me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e fëmijëve. Në raportin e tyre të fundit Heart & Stroke ekzaminonte sesi marketingu negativ ka shënjestruar fëmijët duke dëmtuar preferencat, zgjedhjet dhe marrdhëniet e tyre më prindërit.

Ushqimi i shëndetshëm është nga arsyet kryesore të shëndetit të mirë dhe zakonet e mira nisin herët. Në të njëjtën kohë ushqimi i pashëndetshëm është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në Kanada, duke nisur nga fëmijëria dhe më tej në jetë e rritur. Që prej vitit 1979, numri i fëmijëve kanadezë obesë është trefishuar dhe tashmë një në çdo tre fëmijë është mbipeshë ose obes. Masa e obesitetit është provuar se influencohet nga marketingu, dhe fenomeni është shkaktar i problemeve të tjera shëndetsore si sëmundjet e zemrës, ataket kardiake dhe diabeti. “Ne jemi të përkushtuar t’u japim fëmijëve nisjen më të shëndetshme të jetës dhe do të punojmë pa pushim për kalimin e legjislacionit të kufizimit të marketingut që shënjestron fëmijët”, thakreu i Heart & Stroke, Diego Marchese.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rruga më e bukur në të gjitha trojet shqiptare?

Rruga turistike e Vermoshit e transformuar rrënjësisht për udhëtarët shqiptarë e të...
Read More