Markle kundër rregullave strikte mbretërore në Britani

Aktorja Meghane Markle ka vendosur të kundërshtojë disa prej rregullave strike që parashikon etika e sjelljes dhe kodi i organizimit të ceremonive mbretërore të Pallatit të Kensingtonit.

Sipas gazetës britanike, Daily Mail, Meghan ka vendosur të kundërshtojë rregullat, të cilat jo rrallëherë u janë imponuar pjesëtarëve të tjerë nga vetë mbretëresha Elizabeta, dhe të thyejë traditën e shoqërimit në altar, duke dashur pranë vetes nënën Doria Ragland.

Prindërit e saj janë ndarë kur ajo ishte fare e vogël dhe që nga ajo periudhë ajo është rritur larg Thomas Markle, me të cilin thuhet se ka një raport jo fort të mirë, dhe të rritet e qëndrojë pranë të ëmës.

Markle më 19 maj do të martohet me princ Harry.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trump braktiset nga vota e grave, akuzohet për ngacmim seksual

Ndërsa zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrojnë, sondazhet tregojnë se kandidatja demokrate...
Read More