Marrëdhënia e vajzës me babanë ndikon në lidhjet e saja dashurore

Psikologët kanë zbuluar se lidhja e vajzave me babanë ndikon në jetën dashurore.

Të gjithë e kemi dëgjuar teorinë se njerëzit kanë tendenca të zgjedhin partnerë romantikë që fizikisht ua rikujtojnë prindërit në ndonjë mënyrë.

Por, Shirani M. Pathak, psikoterapist i licencuar dhe ekspert i lidhjeve, ka shpjeguar se nëse vajza ka pasur marrëdhënie të mirë me babanë, shanset janë të mëdha se ajo do të ketë më pak probleme në lidhjen romantike me partnerin.

Në anën tjetër, nëse vajza nuk ka pasur përkrahjen e babait, atëherë ajo do të ketë probleme në lidhje.

“Një vajzë e cila ka marrëdhënie të mirë me babanë zakonisht është më e besueshme, më e sigurt dhe më e kënaqur në lidhjet romantike sesa një vajzë që ka pasur marrëdhënie të acaruar me babanë”, ka shtuar Linda Nielse, profesoreshë e psikologjisë.

Veç kësaj, Nielsen ka shtuar se femrat që rriten duke pasur marrëdhënie të mirë me babanë dhe shkëmbejnë biseda domethënëse e komode, janë më të prira të bëjnë zgjedhje më të mira në atë se kë e zgjedhin partner, me kë bëjnë seks dhe me kë martohen.

Thënë më thjeshtë, vajzat kanë tendenca të zgjedhin partnerë që kanë karakteristika të ngjashme me babanë e tyre – gjë e cila mund të jetë e dëmshme nëse kanë pasur baba një person që nuk i ka respektuar, mbështetur e vlerësuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjenerali amerikan: Nëse ne dëshirojmë, mund të vrasim Kim Jong Un-in

Gjatë fundjavës fluturuan dy aeroplanë bombardues amerikanë mbi gadishullin korean - si...
Read More